Në Gjykatën Penale të Shkupit sot filloi debati kryesor për lëndën “Fortesa 2”, në të cilën sipas akuzës së PSP-së, në vitin 2015, menjëherë pas publikimit të “bombave” të opozitës, u shkatërruan sisteme për ndjekjen e komunikimeve. I akuzuari i parë për këtë rast është ish-shefi i Drejtorisë për Zbulim dhe Kundërzbulim Goran Grujovski dhe gjashtë të punësuar në Drejtori. Grujovski, i cili është në arrati do të gjykohet në mungesë. Në seancën paraprake është thënë se në këtë rast dëshmitar është edhe kolegu i Grujovskit nga DZK, Nikolla Boshkovski, i cili gjithashtu, është në arrati. Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski janë në arrati dhe për ta është shpallur fletarrest ndërkombëtar. Ata nuk janë të kapshëm nga 18 korriku, pasi që Gjykata Supreme pas prolongimit disaditor ua konfirmoi paraburgimin që paraprakisht e caktoi Gjykata Penale. Në fillim të seancës së sotme gjykatësja me kërkesë të mbrojtjes dhe prokurorëve e përjashtoi opinionin nga debati për shkak të sigurimit të informacioneve të besueshme.
Data 28.08.2026
Aktuale
- Momente të rralla nga Adem Jashari: Më i lumtur se kurrë pranë të fejuarës
- Ndalohet shoferi nga Suedia, voziti 175 km/h në rrugë ku shpejtësia maksimale ishte 80
- Rama firmos ndryshime në Qeveri? Kryeministri mbledh sot ministrat, vendimi pritet në Asamble
- Mickoski: Për dy vjet krijuam 17.000 vende të reja pune, qeveria e mëparshme nuk krijoi kaq shumë për shtatë vjet
- MPJ konfirmon aksidentin në Slloveni: Kanë ndërruar jetë dy të mitur dhe një i rritur
- LSDM: Të hetohet si hyjnë mediat serbe në Maqedoni
- MPJ konfirmon aksidentin në Slloveni: Kanë ndërruar jetë dy të mitur dhe një i rritur
- Gjermania regjistron rritje të numrit të të papunëve në mbi 3 milionë në gusht


