Gjykata e Kërçovës ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve ndaj autorit të sulmit me armë të kryer tre ditë më parë në Kërçovë, informon Ina.
Në këtë sulm pësuan me plagë, Alit Abazi, kandidati i pavarur i listës së këshilltarëve për zgjedhjet komunale në Kërçovë, si dhe dy persona të tjerë.
Sulmuesi është A.A, 58 vjeç nga Strogomishti i epërm, i cili papritur në mbrëmje kishte sulmuar Abazin, në pjesën qendrore të Kërçovës.
Dy të lënduarit në gjendje më të rëndë u dërguan për shërim në Klinikën e Shkupit, ndërsa i treti që është gazetari kërçovar, është lëshuar për shërim shtëpiak, për shkak të plagëve më të lehta.
Incidenti ndodhi si pasojë e një mosmarrëveshje të vjetër, ku cak ishte Alit Abazi, ndërsa nuk ka të bëjë me atmosferën zgjedhore.

