Kandidati i LëvizjesBESA për kryetarë në komunën e Çairit, Zeqirja Ibrahimi ka vazhduar me demaskimin e premtimeve të parealizuara të BDI-së në këtë komunë. kësaj adhe Ibrahimiparaqitjen para qytetarëve e ka bërë te vendi ku para katër viteve u premtua ndërtim i një universiteti.
“Ashtu siç ju kemi paralajmëruar se pushteti i deritanishëm është mashtrues dhe premtimthyes, jemi këtu që edhe një herë t’jua përdëftojmë këtë.
Pushteti aktual i Komunës së Çairit në fushatën e vitit 2013, por edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014, pati premtuar se këtu, në këtë hapësirë, do të ndërtohet një objekt universitar dhe objekti i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve.
Dhe, kur jemi këtu ne përsëri i kemi dy pyetje:
1. A shihni gjëkundi këtu objekt universitar dhe objekt të Institutit?
Dhe, meqë përgjigjen tashmë e shihni, pyetja tjetër është:
2. Nëse dje kryetari i Komunës nuk e ka mbajtur premtimin, pse qytetarët sot duhet t’i besojnë kandidatit tjetër të po kësaj partie?”, ka pyetur Ibrahimi.

