Author: Rilinda

Raporti i dytë i ekspertit juridik gjerman Rajnhard Pribe ka lëvizur gjërat në sistemin e gjyqësorit kah përmirësimi, konsideron profesori universitar, Jeton Shasivari. Kritikat e ashpra ndaj gjykatave, por edhe ndaj gjyqësorit në përgjithësi, ishin pikënisja që të ndjehen përmirësime minimale. Ai si shembull e përmendi rastin me Igor Jugun, i cili në natën e përgjakshme të 27 prillit ishte pjesë e turmës së dhunshme e cila u fut në Kuvend dhe sulmoi deputetët. Jug tani ndiqet si udhëheqës i turmës që do të kryente vepër penale. Ndaj tij është shqiptuar masë e re e paraburgimit prej 30 ditëve. Shasivari…

Lexo më Shumë

“100.0000 poetet, artistët e botës për ndryshim”, është quajtur pogrami i manifestimit poetik për një botë ndryshe, që u mbajt sot, në ambientin e Librarisë së Çarshisë. Ku edhe u shperndanë librat e autorëve pjesëmarrës në manifestim, me moton: të synojmë humanizmmin njerëzor, paqen universale, parandalimin e luftës, respektimin e të drejtës dhe mirëqenien njerëzore, për një mirëqenie të përgjithshme, duke respektuar politika ekonomike ndryshe, për të luftuar varfërinë e tejskajshme, shmnagie të krizës ekonomike dhe ekologjike, luftë kundër plagëve të rënda shoqërore, drogës, prostitucionit, trafikimit të qenieve njerëzore, shkruan Almakos. Sami Sherifi, Kryetar i ‘ABC Poetike’, Shkup dhe Koordinator…

Lexo më Shumë

Kandidati për kryetar të LSDM-së për Qytetin e Shkupit, Petre Shilegov gjatë vizitës së sotme në komunën e Butelit paralajmëroi masa me të cilat të rinjtë do të kenë rol të rëndësishëm në jetën shoqërore. “Unë dhe ekipi im si edhe administrata e qytetit të cilën do ta udhëheq, do të jemi të hapur për të rinjtë, ndërsa vendimet do t’i sjellim duke u konsultuar me ta. Për politikat e të rinjve, arsimin dhe institucionet e Kulturës do të formojmë këshill rinor të përbërë prej përfaqësuesve të organizatave të të rinjve, nxënësve dhe studentëve. Jemi duke investuar tek të rinjtë,…

Lexo më Shumë

Në Universitetin e Tetovës, për të njëmbëdhjetin vit me radhë i zhvilloi punimet Seminari Ndërkombëtar i Albanologjisë, me temën bosht: “Kujtesa, kultura dhe mediat e reja”. Ky seminar tanimë është bërë një qendër e rëndësishme e studimit të gjuhës, letërsisë, historisë dhe etnokulturës shqiptare, njohton Almakos. Në hapjen solemne të punimeve të këtij seminari ishte i pranishëm edhe Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, ndërsa të pranishmëve me fjalë përshëndetëse ju drejtua Prorektori për Arsim i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Reshat Qahili. “Ndjehem i nderuar që në emër të Universitetit të Tetovës t’Ju uroj mirëseardhje në…

Lexo më Shumë

Kandidati i PDSH-së për kryetar të komunës së Tetovës, Bardhyl Dauti sot së bashku me kandidatët për këshilltarë komunal si dhe me anëtarët e shtabit të degës – Tetovë, vizituan bulevardin “Bllagoja Toska” në Tetovë. Dauti siç njofton Zyra për Informim e PDSH-së, theksoi se ekipi i tij ka plan konkret për hapjen e këtij bulevardi të rëndësishëm i cili, siç thotë, është lënë pas dore nga pushteti lokal, gjegjësisht, me vende për parkingje, si dhe me ndriçim publik, që ndjeshëm do ta lehtësojë trafikun e ngarkuar dhe kaotik në Tetovë.

Lexo më Shumë

Ministria e Kulturës sot në ueb faqen e saj do ta shpallë Konkursin për Programin vjetor për projekte me interes kombëtar në kulturë për vitin 2018, i cili është ridisenjuar dhe harmonizuar me strategjinë e re për zhvillim kulturor. Ministri Robert Allagjazovski në konferencë për shtyp tha se e kanë përmbushur qëllimin e konkursit që ta shpallin në shtator, kur është afati ligjor, por në të njëjtën kohë kanë arritur, tha, në mënyrë të konsiderueshme t’i ridisenjojnë dokumentet e konkursit. Ato janë në pajtim me kriteret dhe prioritetet e strategjisë së re për kulturë e cila ende është në debat…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes Besa dhe kandidat për kryetar të komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot në konferencë për shtyp në selinë e partisë në Tetovë foli për zgjidhjen e problemit me hedhurinat i cili është një ndër kryesorët me të cilat po përballën tetovarët. “Ne si Lëvizje Besa kemi zgjidhje për mjedis të pastër në qytet dhe komunë dhe kemi angazhuar ekip të ekspertëve slloven me çfarë do ta zgjidhim problemin edhe me deponinë dhe me ndotjen. Planifikojmë riorganizim të ndërmarrjes komunale publike që të munden të punësuarit t’i mbledhin të gjitha hedhurinat, për çfarë fillimisht u duhen paga përkatëse…

Lexo më Shumë

Problemi i migracionit dhe mundësia e një vale të re refugjatësh në Ballkan ekziston, por ai nuk duhet të nxirret jashtë konteksti dhe të hiperbolizohet, vlerëson profesori nga Universiteti ‘Aristotelis’ i Selanikut, Vemunt Arbake, i cili sot në Ohër mbajti fjalim në Shkollën e dytë rajonale për siguri që organizohet nga Fakulteti për siguri. Në lidhje me deklaratën e kryeministrit hungarez, Viktor Orban të dhënë ditë më parë në Ohër, ku sipas informatave të NATO-s, deri në vitin 2020 nëpër Maqedoni do të kalojnë 60 milionë refugjatë, profesori grek tha se ato janë deklarata plotësisht joreale të shteteve si Hungaria,…

Lexo më Shumë

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev sot në Prilep së bashku me kandidatin për kryetar të Prilepit, Ilija Jovanovskin, filloi një sërë debatesh me qytetarët si mënyrë të re të udhëheqjes së fushatës. Në pllajën para Orës së qytetit në qendër të qytetit theksoi se fillojnë me debate komunale, si stil i ri modern i komunikimit me qëllim që me qytetarët të bisedohet për ngjarje të rëndësishme dhe për çështje të cilat i shqetësojnë. “Këtu jemi që të paralajmërojmë praktikë të ardhshme të kryetarit të ri në komunikimet me qytetarët për çështje të cilat i shqetësojnë. Qytetarëve do t’ua tregojmë qëndrimet…

Lexo më Shumë

Katër foshnjat të cilat ndërruan jetë më 21 shtator në Klinikën për Gjinekologji dhe Akusheri në Shkup kanë qenë prej shtatzënive me rrezik të lartë të cilat kanë përfunduar me lindje të parakohshme dhe kanë pasur peshë të vogël, ka konstatuar komisioni profesional. Ministria e Shëndetësisë kumtoi se të gjithë këta faktorë të rrezikut e vështirësojnë mbijetesën e foshnjave të porsalindura dhe e rrisin shkallën e morbiditetit dhe mortalitetit. “Në bazë të dokumenteve të shqyrtuara mjekësore dhe bisedave me punëtorët e shëndetit nga Komisioni u konstatua se u veprua në pajtim me protokollet e parapara mjekësore, trajtimin përkatës para lindjes,…

Lexo më Shumë

Pasi RIKONSTRUIMIT Të RRUGëVE me asafalt në komunën e Sarajit, Lëvizja BESA ka kundërtshuar duke thënë se punimet në komunën e Sarajit nuk po zhvillohen për interes të qytetarëve. “Këto punime nuk po zhvillohen për interes të qytetarëve, por për propagandë parazgjedhore. Nuk ka se si mos të pyesish se a vazhdon ende bashkëpunimi VMRO – DPMNE – BDI, kur dihet se shumica e këtyre projekteve realizohen nga Koce Trajanovski?” thuhet në reagimin e Lëvizjes BESA – Saraj Sipas kësaj partie asfaltimi i rrugëve është në dëm të popullatës pasi shtrohet me asfalt jokualitativ “Duke pasë parasysh traditën e hidhur…

Lexo më Shumë

Kandidati për Kryetar komune nga radhët e BDI-së në Gostvar, Nevzat Bejta vizitoi Lagjen Pitarnicë, ku nga afër bashkëbisedoi me banorët e Zonës mbi planet për Gostivarin e Nesërm. Gjatë vizitave në lagje, Bejta dëgjoi nga afër sugjërimet e qytetarëve, dhe si çdo ditë të fushatës, idetë e tyre evidentohen dhe në mandatin e ri do të realizohet si projekte. “Në Plan Pragramin tonë kemi lënë një letër boshe, dhe jo rastësisht. Në takime me qytetarët e vendbanimeve të Gostivarit, sugjërimet e tyre i evidentojmë në letrën e baradhë dhe japim firmën tonë që pas zyrtarizimit të postit drejtues, do…

Lexo më Shumë