“100.0000 poetet, artistët e botës për ndryshim”, është quajtur pogrami i manifestimit poetik për një botë ndryshe, që u mbajt sot, në ambientin e Librarisë së Çarshisë. Ku edhe u shperndanë librat e autorëve pjesëmarrës në manifestim, me moton: të synojmë humanizmmin njerëzor, paqen universale, parandalimin e luftës, respektimin e të drejtës dhe mirëqenien njerëzore, për një mirëqenie të përgjithshme, duke respektuar politika ekonomike ndryshe, për të luftuar varfërinë e tejskajshme, shmnagie të krizës ekonomike dhe ekologjike, luftë kundër plagëve të rënda shoqërore, drogës, prostitucionit, trafikimit të qenieve njerëzore, shkruan Almakos.
Sami Sherifi, Kryetar i ‘ABC Poetike’, Shkup dhe Koordinator i LNPSHA “PegaiI” Albania, për Maqedoninë, i cili është edhe organizator i këtij manifestimi thotë se ky organizim ka vite që mbledh poetët.
“Të nderuar përfaqësues të fjalës së talentuar poetë, shkrimtarë, artistë, studiues prezentë sot në këtë mjedis ju uroj mirëseardhjenë këtë Manifestim fjalë paqesore me një objekt dhe synim madhor: “Kontribut në ndryshimin e Botës”. Zhvillimi i këtij manifestimi poetik në këtë mjedis, vlerësim për këtë lëvizje madhore poetike të përbotshme. Kjo lëvizje me përmasa poetike globale inteligjente, ka tre vite që fjalmon, vëlon, zjarrmon, apelon, jep mend, publikon tharmin poetik, artistik, zhvillon shkëmbim universal vlerash dhe jep kontribut terapik në kurimin e Botës. Janë poetët dhe artistët iniciues të kësaj lëvizje, janë ata interpretë dhe protagonistët e saj, të cilët kanë një këndvështrim tjetër, por që duhet të pasohen nga prodhuesit e produktit mendimor të të gjitha fushave, kudo në glob… Është kënaqësi e veçantë që në këtë nismë me përmasa të mëdha, përgjallueshme të ketë kontributin e saj dhe Lidhja Ndërkombëtare e Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “Pegasi” Albania, tashmë, një lidhje moderatore letrare e njohur në botë, e shquar për kontributin e saj, që jep në letërsinë moderne, duke realizuar tetë Simpoziume dhe një Kongres Ndërkombëtar si dhe një veprimtari përmastive, sikundër është në vijim “Poleart “Pegasi” Internacional”.
Sivjet, në vitin e shtatë të këtij Manifestimi, ABC poetike Shkup bashkëpunon harmonishëm me Pegasin Internacional. Synimi kryesor ka qenë: “Për një frymëmarrje ndryshe në Letërsi dhe Art” … A mund të heshtet? A mund të vëresh qetësisht këtë “panoramë sinoptike” përsëprapthi të botës, e cila ka denatyruar nga vetvetja dhe kryefjalë qëndrimi ndaj fenomeneve është mossiguria dhe vëne në dyshim të progresit? Nevojitet një qëndrim, një qëndrim unik për të transformuar botën, konceptin, mentalitetin dhe në bronket e saj të depertojë ajri i mirë…, duke i shërbyer katërcipërisht jetës njerëzore. Poeti shprehet filozofikisht dhe poetikisht: “Heshtje përkufizohet “hiç“, Heshtje do të thotë “mosjetim”… Heshtje do të thotë : ”pikë…”. Ndaj sot më 30 shtator në mbi 120 vende të Botës mbi 100.000 poetë, artiste në të njëjtën kohë, manifestojnë me shpirtin e tyre poetik dhe artistik, frymëmarrës, inteligjencë dhe paqësisht për një botë me tjetër frymëmarrje, për një botë ndryshe, një botë humane, një botë të virtytshme; një botë pa prezencë të eliminimit njerëzor, një botë të paqtë, ku skeptër të ketë dashurinë njerëzore, vëllazërimin universal, nivelin jetik të lartësuar, fjalën e lirë të lirë; një botë pa dhunë, pa luftra, pa diktatorë, pa vrastarë, pa përfitues e akaparues; një botë, ku të mbizotërojë e Mira, rregulli të jetë shëmbëlltyrë i saj, një botë pa dallime raciale, pa zënka, një botë me parime etike, një botë hapësirëgjerë, një botë që t’u largohet udhëkryqeve dhe njeriu ta ndjejë veten njeri”, tha organizatori Sami Sherifi, njofton Almakos.
Sherifi tha për Almakos, se ky takim me poetë ralizohet katër vite, ku edhe do të vazhdojë në të ardhmen.
“Brenda katër viteve, kemi patur sëpaku 14 takime, në Maqedoni. Gati çdo vit kemi realizuar nga dy takime, me poetë. Diku në vitin 2014, kemi filluar si ABC-poetike. Takimin e parë e kemi mbajtur në shkollën fillore, në një fshat, si filim me 4- 5 poetë dhe me nxënës. Kjo ka vazhduar duke mbajt takime në fshat, qytet, në pikën kufitare Bllacë, etj. Vitin e kaluar kemi mbajt takim, në bashkëpunim me komunën e Elez-Hanit, në kuadër të ditës së çlirimit të kësaj komune, edhe ne si ABC, kontribuam në atë manifestim. Këtë vit jam koodinator i Pegas-it Albania, për Maqedoninë, ku edhe organizoj një takim letrar, në Shkup”, tha organizatori Sami Sherifi, për Almakos.
Në këtë manifestim, ishin të pranishëm poetë nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria, poashtu edhe poetë të huaj.
Aktivitet do të vazhdojnë më 18 Nnëntor, që lidhet me kongresin e ABC-së, ku do të lexohet në shtëpinë e kulturës Koço Racin, dhe orë poetike, në shtëpinë muze të Nënë Terezës, në Shkup.
/D.Kërluku
Almakos.com

