Në këto dhjetë ditë treguam se në Maqedoni secili është i rëndësishëm duhet të kemi respekt ndaj qytetarëve dhe se pushteti është i obliguar që të punojë për qytetarët ndërsa pas fitores në zgjedhje lokale do të tregojmë se secila komunë është e rëndësishme, kështu ka thënë Oliver Spasovski pas takimit me banorët në komunën e Makedonska Kamenicës.
“E kemi rritur rrugën minimale në 12 mijë denarë, shfuqizuam taksën radiodifuzive, vendosëm tarifë të lirë të rrymës dhe krijuam kushte për jetë më të mirë të qytetarëve, në këtë mënyrë treguam se jemi të përgjegjshëm në punë dhe ndaj qytetarëve, komunat do jenë të hapuara në interes të qytetarëve”, ka thënë mes tjerave Spasovski.

