Fjalimi i Ish kryeministri i Republikës së Turqisë Prof. Dr. Ahmet Davutogllu, në promovimin e librit “Qytete dhe qytetërime”, nё Shkup:
“Mё ka kёnaqur tej mase fakti qё botimi i parё nё gjuhёn tё huaj i librit “Qytete dhe qytetërime”, u bё nё gjuhёn shqipe, pas botimit nё original, nё qershor 2016. Ёshtё privilegj pёr mua qё hapёsirёs gjeografike tё Ballkanit, e cila zё njё vend tё veçantё nё zemrёn dhe mёndjen tim e, t’I drejtohem nё njё gjuhё, e cila poashtu zё vend tё veçantё nё kёto troje, kёtё herё nёpёrmjet qyteteve tё gjeografisё sonё tё zemrёs. Nё libёr, ku bёj fjalё pёr Prishtinёn, Prizrenin e Ohrin, nё kapitullin “Amaneti historik: Qytete e bijёve tё ngadhnjyesve”, shprehem se “ata qё humbasin shpirtin e qyteteve tё tyre, edhe po ta vazhdojnё dominimin politik, nuk mund tё jenё tё qёndrueshёm; kurse, ata qё u japing shpirtin qyteteve, edhe po ta humbasin dominimin politik, e bёjnё tё qёndrueshёm praninё e tyre nё ato vende.” Vёrtet Qytet e bijёve tё ngadhjyesve, si Prizreni, Sarajeva, Mostari, Plovdivi, Selaniku e Shkupi, gjithmonё na e kujtojnё qёndresёn shpirtёrore tё traditёs tonё urbane.
Para dy javёsh nё Konja u takova me studentёt qё kishin ardhur nga qytete tё ndryshme tё Shqipёrisё e tё Kosovёs. Secili prej tyre nё fizionominё e tij pasqyronte shkёlqimin e qёndresёs shpirtёrore tё qyteteve nga kishin ardhur. Kur i pashё mu kujtuan studentёt boshnjakё e shqiptarё, me tё cilёt kisha pas tё bёjё nё universitet nё Malajzi. U tregova pёr rrugёtimin disa vjeçar, qё kisha bёrё me ata studentё, fatin e tё cilёve nuk e dalloj nga fati i fёmijёve tё mi. U tregova se ata e kishin pёrgadit shumё mirё veten dhe sot janё njerёz me pozitё nё vendet e tyre. U thashё studentёve shqiptarё, qё ta pёrgadisin shumё mirё veten nё tё ardhmen dhe t’i dalin zot vendit dhe identitetit tё tyre. U tregova se pёr ne fati i Shkupit, Prizrenit e Sarajevёs nuk ёshtё kurrsesi i ndarё nga fati i Stambollit, Konjёs e Diarbakёrit. U thashё se çdo gёzim e trishtim, qё ata e pёrjetojnё nё vendin e tyre, edhe ne e ndjejmё thellё nё zemёr. Prandaj edhe dhimbjet e pёrjetuara gjatё luftёs nё Sarajevё, Mostar, Serbenicё, Foçё e Kosovё, kanё qenё edhe dhimbja jonё. Poashtu gёzimi pёr pavarsinё e Kosovёs, edhe pёr ne ka qenё njё gёzim e krenari e madhe dhe Turqia gjithёnjё ka qenё pёrkrah Kosovёs nё udhёn e saj tё re.
Takimi dy – tre javё para shkrimit tё kёsaj parathёnie nё qytetin qendror tё gjeografisё sonё tё zemrёs, nё Konja, me tё rinj fytyrёndritur nga qytet e bukura tё Ballkanit, qarja e halleve me ta dhe rasti qё m’u dha pёr tё shkruar kёtё pёrvojё , qe njё lumturi e veçantrё pёr mua.
I shpreh falemnderime mikut dhe vёllait tim tё vyer, Adnan Ismailit, pёr kёtё rast qё mё dha dhe pёr bartjen e qyteteve tё gjeografisё sonё tё zemrёs nё klimёn e Ballkanit e tё shqiptarisё nёpёrmjet Shkupit, duke e pёrkthyer edhe botuar kёtё libёr, si dhe ekipit botues”, mbylli fjalimin, autori Ahmet Davutollg.
Librin e botoi “Qytete dhe qytetërime”, e botoi shtёpia botuese “Logos –A”, nё Shkup. Me pёrkthyes Rubin Hoxha nga Tuqishtja nё shqip, botues i sё cilёs ёshtё Adnan Ismaili. Libri u shpёrnda, pёr studentёt dhe tё pranishmit nё sallё.
D.Kёrluku
Almakos.com

