Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi sot në Shkup zhvilloi takim me Ish kryeministri i Republikës së Turqisë, Ahmet Dautogllu.
Në këtë takim miqësor u diskutua për situatën politike në vend dhe rajon, për proceset integruese, si dhe për tema të tjera me interes.
Fillimisht Kryetari Thaçi falënderoi Ish kryeministri Dautogllu dhe shtetin e Turqisë për ndihmën e çmuar e të gjithanshme dhënë Maqedonisë, në veçanti për mbështetjen e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO.
Duke folur për rëndësinë e marrëdhënieve shqiptaro-turke, Kryetari Thaçi u shpreh se e konsideron Turqinë një partner strategjik të shqiptarëve si vendi më i fuqishëm në rajon. Turqia është mik i madh dhe aleat strategjik i Shqiptarëve – theksoi Thaçi.
Ish kryeministri Dautogllu u njoftua me qëndrimet politike të PDSH-së dhe pasi shprehu kënaqësinë për takimin e përgëzoi Kryetarin Thaçi për qasjen konstruktive të PDSH-së lidhur me zhvillimet në vend, e sidomos me çështjen e integrimit të vendit.
Bashkëbiseduesit u ndanë të kënaqur nga takimi, me premtim se ky bashkëpunim i mirëfilltë do të vazhdojë të kultivohet edhe në të ardhmen.


