Vazhdim i seancës gjyqësore për rastet “Lagjja e Trimave”, është caktuar për sot në Gjykatën Penale Shkup. Gjykimi është në fazën e fjalëve përfundimtare të të akuzuarve dhe avokatëve të tyre.
Në këtë proces 37 të akuzuar gjykohen për veprën “terrorizëm” dhe “organizim terroristik”, përcjell Almakos. Në këtë rast 37 të akuzuarve u gjykohet për terrorizëm dhe organizatë terroriste.
Familjarët e të akuzuarve shprehen gjithashtu të zhgënjyer me procesin gjyqësor dhe presin më shumë transparencë nga gjykata. Për ta, akuza është skandaloze.
“Ankesat tona janë të shumta pasi familjarët nuk lënë që me i pa gjatë procesit të gjykimit, dhe dëshmitë që jepen, nuk përputhen me realitetin. Unë bëj apel te gjykata, që procesi të jetë pak më i hapur, më transparent ku gjatë dëgjimit të jenë edhe familjarët. Aktakuza është skandaloze. Ata akuzohen për terrorizëm por kjo s’ka të bëjë me terrorizëm”, u shpreh Nazmi Kafagjolli, familjar i Esat Kafagjollit.
Deri tani, të akuzuarit e kanë hedhur poshtë akuzën për terrorizëm./Almakos

