Sonte (e ejte) të ftuar në debatin televiziv ‘Rruga drejt’ ishin kandidatët për Kryetar Komune në Dibër, z.Ruzhdi Lata nga rradhët e BDI-së, z.Xhemail Çupi nga Lëvizja Besa dhe z.Arben Agolli nga Aleanca, përcjell Almakos.
Z.Xhemail Çupi shpalosi dhe një herë të (pa)arriturat e Kryetarit aktual z.Ruzhdi Lata: Uji, ajri, gjallërimi i qytetit janë gjëra që vazhdimisht premtohen. Duke mos dashur të përsëritem në të gjitha studiot ajo që theksoi Lata për shëtitoren apo gjimanzin, ato janë investime nga mërgata dhe ky i fundit nga donacione turke- Tika. Shëtitorja si e tillë për dy vite është shkatërruar, ne do bëjmë rivitalizim të tij dhe mundësi për parkim. Dibra ka një administrat të stërmbushur, ku pjesë e stafit as që është shfrytëzuar për punë produktive. Dua të kujtojë dhe skandalin e fundit që na erdhi në kohën e BDI-së, ditën e Bajramit, ku një mori inspekorësh bënë një bujë të hatashme thuajse rrezikohej siguria e shtetit, deklaroi Çupi. Ndërkaq Lata sqaron se është donatori i Besës dhe produketet e Shqipërisë që kanë gisht në çështjen sigurisë së Dibrës..
Në pyetjen e gazetares për deponinë, Lata akuzon se ajo ndizet nga aktivistët e Besës, i menjëhershëm ka qenë replikimi i Çupit ku ai i drejtohet Kryetarit aktual ‘se ne jemi shumë të ri për të qenë aq djallëzor’, por ne si Lëvizje Besa kemi një plan rajonal për deponinë. Për fillim në mandatin e parë ne do të bëjmë një sistemim të deponisë, dhe mes tyre është të ndalohen mbreturinat e spitalit të hudhen atje , të bëhet një seleksionim i tyre inert, shtëpiak etj.
Agollli si kandidat i Alencës ndër shqetsimet reale për Dibrën thekson se duke u nisur nga profesioni mjek ngre problematikën me puntorët e ‘Standartit’ të cilët skanë sigurim shëndëtsor, dhe pse me një tentativë ata sërisht u lënë në mëshirë të fatit. Një herë e përgjitmonë duhet të rregullohet problemi me ujin, si dhe pjesa e re e Dibrës e cila ndodhet nën përçues, që rrerzikon jetën e banorëve duke mos harruar dhe potencialin kancerogjen.
Agolli akuzoi Laten dhe për nepotizëm, i cili shton se Lata nuk ka famailjar të papunë. Ai foli dhe për punsimet partike që ka bërë Kryetari dhe politizimin e administratës.
Lata për fund nuk e la pa shtuar se Besa është produkt sllavo, islamik dhe ishte i bindur në fitoren e tij që në raundin e parë në zgjedhjet e 15 tetorit./Almakos

