Magjistri i shkencave juridike, Sasho Nikollov, i cili është bartës i listës së pavarur të kandidatëve për anëtarë të Këshillit për zgjedhjet lokale, edhe para katër viteve në komunën e Negotinës, i befasoi të bashkëqytetarët me zgjedhjen e kandidatëve.
Pikërisht, gjatë prezantimit të listës- këtë vit, në Negotinë, një qytet mjaftë i vogël ku pothuajse të gjithë njihen në mes vete, është në pah edhe ajo se si Nikollov e ka përfshirë edhe gruan e tij Natalija Nikollova, birin Aleksandrin si dhe vajzën e tij Zdarvkica Donevska. Ai thotë se, nuk ka përse të fshehë anëtarët e familjes si pjesë e kandidaturës dhe se ai ndihet krenar për këtë gjë.
“Kjo nuk është hera e parë që në listën time të pavarur të marr edhe bashkëshorten time Natalinë. Në vitin 2009, njëjtë gjithashtu ishte në listën time, me numër rendor 15, dhe më ka sjell fat, ku më pas hyra në Këshillë. Për atë edhe në këto zgjedhje e vendosëm të fundit, për fat të mirë. Edhe djali edhe vajza gjithashtu janë pjesë e listës, nuk e kemi vendosur vetëm djalin më të madh, i cili ka profesionin e tij dhe është shumë i zënë”, thotë Nikollov, i cili edhe në të kaluarën ishte anëtarë i Këshillit në Komunën e Negotinës. Mirëpo edhe kryetar i të njëjtës komunë prej vitit 2010 deri më vitin 2013.
Ai është punëtor sportiv, instruktor kontrollues në organizatën gjyqësore si dhe anëtarë i komisionit juridik të FFM-së.

