Reagimi i plotë
Të nderuar qytetar të Komunës së Strugës,
Sonte jemi mbledhur këtë pikërisht në hapesirën më të bukur dhe më të frekuentuar të qytetit tonë, jemi mbledhur këtu në qendrën e qytetit, në shetitoren e Strugës.
Arsyeja pse po bëjmë këtë pres-konferencë pikërisht këtu është për t’ju treguar ju qytetar të dashur të Komunës së Strugës,edhe një premtim tjetër të realizuar nga ish-kryetari i Komunës së Strugës. Ky premtim konsiston në faktin që e gjithë qendra dhe tërë shetitorja e qytetit tonë të bukur është i stërmbushur me KAZINO, BASTORE SPORTIVE DHE HAPËSIRA TË TJERA TË LOJËRAVE TË FATIT.
Ja shihni vet të dashur qytetar “se sa bukur” ndriçojnë këta hapësira “shumë të dëshiruara” për qytetarët tonë. Fatkeqësia më e madhe është që po humbasim shpresën tek të rinjtë të cilët janë duke lënë shpresën e vetme në një letër të bastoreve sportive apo tek aparatet e kazinove të qytetit tonë. E si do ishte ndryshe ku kjo epidemi fatkeqe e instaluar nga udhëheqja e z.Sela ka bërë që tanimë pjesë e këtyre kazinove apo bastoreve të jenë edhe qytetar të nderuar si Mjekë, profesor,inspektor, apo edhe një punëtor ndërtimi që memzi e fitojnë bukën e gojës së fëmijëve të tyre.
Edhepse nga ana e këshillit komunal u mor vendim për dislokim të këtyre kazinove dhe bastoreve sportive nga qendra e qytetit në një zonë tjetër, ne jemi këtu për tju treguar se KAZINOT DHE BASTORET SPORTIVE vazhdojnë të “lulëzojnë” në qendër të qytetit tonë piktureskë, në zemër të qytetit ku nxënesit, prindërit, zonjat e nderuara, apo edhe pensionistët e këtij qyteti lëvizin për çdo ditë.
Ky të nderuar qytetar të Strugës është premtimi më i realizuar i ish- kryetarit SELA. Hapja e një pasnjëshme të kazinove dhe të bastoreve sportive.
Të nderuar qytetar të Komunës së Strugës, sonte para jush po dal dhe po ju premtojë se administrate jonë do të bëjmë dislokimin e këtyre hapësirave të lojërave të fatit, respektivisht të bëjmë zvogëlimin e numrit të këtyre hapesirave, sepse po humbasim rininë , po humbasim shpresën për punë, po humbasim prindërit, fëmijtë dhe familjarët tonë, që kanë fituar këtë epidemi mu në qëndër të qytetit tonë.
Ky do jetë një ndër misionet e mija të radhës në qeverisjen time katërvjeçare si kryetar i Komunës së Strugës. Me qëllim që të shpëtojmë shkatërrimin e familjeve të qytetarëve tonë.

