Pak para se BDI të na bindte definitivisht se vërtetë e urren VMRO-DPMNE-në dhe Nikolla Gruevskin, Gazeta Lajm ka arritur të sigurojë një dokument që flet të kundërtën. Në fakt, lista tregon se BDI në mënyrë të gabuar, mos të themi në mënyrë të marrë, e ka shprehur këtë urrejtje që thonë se e kanë ndaj VMRO-DPMNE-së dhe Gruevskit. Njerëzit dhe subjektet normale urrejtjen ndaj dikujt e shprehin duke votuar kundër tij, kurse BDI këtë urrejtje e kanë shprehur duke dhënë votën e tyre për zgjedhjen e Nikolla Gruevskit si kryeministër të Maqedonisë.
Në dokumentin të cilin të plotë ua sjellim më poshtë, vërehet se deputetët e BDI-së kanë qenë aq besnik ndaj Gruevskit, sa që ua kanë kaluar edhe shumë deputetëve të VMRO-DPMNE-së.
Kurse listës së deputetëve më besnik të BDI-së ndaj VMRO-DPMNE-së i prijnë figurat e njohura kombëtare, Ali Ahmeti e Talat Xhaferi.
Xhaferi tre herë ka votuar për zgjedhjen e Nikolla Gruevskit për kryeministër (26 korrik 2008, 28 korrik 2011 dhe 19 qershor 2014), kurse Ali Ahmeti dy herë (26 korrik 2008 dhe 19 qershor 2014). Në mesin e deputetëve që i kanë dhënë më shumë votën VMRO-DPMNE-së, gjendet edhe Ermira Mehemti, e cila poashtu ka votuar tre herë Gruevskin (26 korrik 2008, 28 korrik 2011 dhe 19 qershor 2014). Në këtë listë gjenden edhe “komandantë” të njohur të BDI-së.
Më e dhimbshmja është se deputetët dhe “komandantët” e BDI-së e e kanë votuar Gruevskin kryeministër edhe pas aksioneve policore ku u vranë Harun Aliu me shokë dhe rastit Monstra. Me votën e saj për qeverinë ku vazhdimisht ishte ministre Gordana Jankullovska, BDI de facto i ka dhënë legjitimitet këtyre aksioneve policore kundër shqiptarëve, që nga VMRO-DPMNE cilësosheshin si aksione kundër “terroristëve”.
BDI madje deshi të bëjë koalicion me VMRO-DPMNE-në edhe pas zgjedhjeve të fundit, duke mos e parë aspak pengesë për këtë as rastin e Lagjes së Trimave, mirëpo ky qëllim i dështoi për shkak të presionit të madh nga opinioni shqiptar dhe nga bashkësia ndërkombëtare.
Më e keqja e krejt kësaj është se votat e BDI-së për Gruevskin janë dhënë në bazë të marrëveshjeve të fshehta, që sot e kësaj dite nuk janë zbuluar para opinionit shqiptar.
Më 11 dhjetor shqiptarët vendosën t’i thonë stop kësaj politikbërje të BDI-së, duke përgjysmuar numrin e votave për këtë subjekt, kurse goditje e re ndaj kësaj politikbërje që bazohet në marrëveshje të fshehta herë me VMRO-në, e herë me LSDM-në, pritet në zgjedhjet lokale të 15 tetorit. Në vijim ju sjellim listën e plotë.
Shqiptaret per Gruevskin. Numri dhe datat kur eshte votuar per Gruveskin kryeminister:
Emri 21.08.2006 26.07.2008 28.07.2011 19.06.2014 Sa here “Per”
Ermira Mehmeti Per Per Per 3 here
Talat Xhaferi Per Per Per 3 here
Ali Ahmeti Nuk votoi Per Mungoi Per 2 here
Hajrulla Misini Per Per 2 here
Rafis Aliti Nuk votoi Per Per 2 here
Rexhail Ismaili Per Per 2 here
Vjollca Nuredini Mehmeti Per Per 2 here
Xhevat Ademi Nuk votoi Per Per Nuk votoi 2 here
Adnan Jashari Nuk votoi Per 1 here
Arben Labenishti Per 1 here
Arben Xhaferi Per Mungoi Mungoi 1 here
Artan Grubi Per 1 here
Behixhudin Shehabi Per 1 here
Besim Dogani Per Mungoi 1 here
Blerim Bexheti Nuk votoi Per 1 here
Deshira Imeri Per 1 here
Ejup Rustemi Per 1 here
Elmaze Selmani Per 1 here
Fazli Veliu Nuk votoi Per 1 here
Femi Jonuzi Per 1 here
Flora Kadriu Per Mungoi 1 here
Garip Kaba Per 1 here
Hisen Xhemaili Per 1 here
Imer Selmani Per Mungoi 1 here
Irfan Deari Per 1 here
Jamin Sinani Per 1 here
Julieta Marku Per 1 here
Menduh Thaci Per Mungoi Mungoi Mungoi 1 here
Mirvan Xhemaili Per 1 here
Musa Xhaferi Per 1 here
Naser Ajdini Per 1 here
Nexhati Jakupi Per 1 here
Nora Aliti Per 1 here
Rafet Muminoviq Per 1 here
Ramiz Merko Per 1 here
Ruzhdi Matoshi Per 1 here
Safet Neziri Nuk votoi Per 1 here
Selvije Saliu Nuk votoi Per 1 here
Shkodrane Dardhishta Per 1 here
Shpresa Hadri Per 1 here
Suzana Saliu Per 1 here
Teuta Arifi Nuk votoi Per Mungoi 1 here
Vlora Memeti Per 1 here
Xhemail Jashari Per 1 here
Zulfi Adili Per 1 here
Zumrete Jakupi Nuk votoi Per 1 here
Abduladi Vejseli Nuk votoi 0 here
Abedin Zimberi Mungoi 0 here
Agron Buxhaku Nuk votoi 0 here
Ajshe Selmani Nuk votoi 0 here
Aziz Pollozhani Nuk votoi 0 here
Bekim Fazliu Kunder Kunder 0 here
Daut Rexhepi Nuk votoi Mungoi 0 here
Ernad Fejzullahu Kunder 0 here
Fadil Sulejmani Nuk votoi 0 here
Flamure Demiri Kreci Kunder 0 here
Gazmend Aliji Kunder Kunder 0 here
Hazbi Lika Mungoi 0 here
Imer Aliu Mungoi Kunder Kunder 0 here
Izet Zeqiri Kunder 0 here
Lindita Kamizi Mungoi 0 here
Merale Ferati Uzeiri Mungoi Mungoi Kunder 0 here
Orhan Ibraimi Kunder Kunder 0 here
Sadije Iljazi Mungoi 0 here
Sadulla Duraku Nuk votoi 0 here
Sulejman Rushiti Mungoi 0 here
Tahir Hani Nuk votoi Mungoi 0 here
Zijadin Sela Kunder 0 here

