Gjykata Themelore në Shkup ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Speciale Publike dhe i ka caktuar masën e paraburgimit 30 ditor kreut të Komunës së Pustecit Edmond Themelko dhe i është nënshkruar fletarrest ndërkombëtare. Lënda Titanik, rast ky i hapur nga PSP-ja për parregullsitë zgjedhore të zgjedhjeve lokale të vitit 2013.
Prokurorja Lençe Ristoska njoftoi se ka kërkuar paraburgim për Themelko, pasi ka pasur dyshime se ka kaluar kufinjtë dhe ka dalur jashtë shtetit.
Për lëndën e njëjtë Prokuroria Speciale Publike ngarkohen edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministrja e brendshme Gordana Jankullovska, ish ministri i transportit dhe lidhjeve Mile Janakievski, ish shefi i kabinetit qeveritar Martin Protugjer dhe ish sekretari gjeneral i qeverisë Kiril Bozhinovski./Almakos

