Në mungesë të infratsrukturës rrugore , tash dyzet e ca vite fshati Shtrazë në malësinë e Karadakut është boshatisur tërësisht. Banorët e këtij fshati ndër dekada jetojnë kryesisht në Kumanovë. Asfaltimi i rrugës Sllupçan-Bellanoc – Stançiq, që lidh Maqedoninë dhe Kosovën, ka ndikuar që me iniciativë të ish banorëve dhe pasardhësve të tyre, sot të fillojë ndërtimi i rrugës në aksin nga fshati Bellanoc e deri në Shtrazë në një gjatësi prej rreth 7 kilometrash. Banorët shprehen tejet të lumtur dhe të gjithë thonë se atë që shteti se bëri kurrë, po e bëjnë me vetëkontribut. Me ndërtimin e rrugës banorët shprehen optimist se pas 4 dekadash fshati Shtrazë do të frymojë sërish, pasi planifikohet ndërtimi i shtëpive dhe uikendshtëpizave të shumta./TV21
Data 28.08.2026
Aktuale
- Tre shtetas të Maqedonisë së Veriut humbin jetën në një aksident në Slloveni
- QMK: Katër zjarre aktive dhe tre nën kontroll, gjithsej ka pasur 31 vatra
- Shqipëria me naftën rreth 30% më të shtrenjtë se rajoni. Qeveria asnjë masë në interes të qytetarëve
- Toshkovski: Nga tani edhe motoçiklistët do të sanksionohen automatikisht përmes sistemit “Qyteti i Sigurt”
- Zjarri pranë Tetovës nisi nga loja e fëmijëve, për pak sa nuk u dogjën shtëpitë
- Vetëm 9 shqiptarë mes 310 nxënësve të pranuar në Shkollën e Mesme të Policisë
- Analiza/ Kina, fituesja e madhe e luftës tregtare midis SHBA-së dhe Kanadasë
- U futën për t’u larë në lumin Drin/ Rrjedha e ujit merr 5 të afërm, shpëtohen 4 prej tyre, një vajzë 7-vjeçare dyshohet e mbytur


