Jetojmë në kohën kur bëhen tentime maksimale që shumica maqedonase të shkoj në opozitë për të pasur mundësi që të realizohet skenari, i cili drejtpërsëdrejti do të reflektojë në kombësinë maqedonase, në popullin maqedonas dhe në shtetin maqedonas. Andaj duhet zgjuarsi dhe gatishmëri, sepse kjo është kohë dramatike dhe historike për Maqedoninë”, tha kreu i VMRO-së, Nikolla Gruevski.
Tani, kreu i VMRO-DPMNE-së, thotë se shqiptarët janë të mirëseardhur në partinë e tij, kurse i porosit ata që të kenë kujdese nga kryeministri i tanishëm Zaev. Për rivalin e tij, i cili e çoi në opozitë akuzon kreun e BDI-së Ali Ahmetin për prishjen e parimit fituesi me fituesin për formimin e qeverisë. Zaevin do ta mbajnë në shpinë shqiptarët, vetëm pritni të kaloj pak kohë, tha Gruevski në TV Klan Kosova. “Ajo ishte një strategji që pa votat shqiptare LSDM nuk mund të fitoj VMRO-DPMNE-në, madje edhe nuk mund ti afrohet. Ndërsa, shqiptarët nuk janë të njoftuar mirë me anët negative të LSDM-së dhe nëse ata iu ofrojnë diçka do të bien në rrjetë. Leni të kalojnë një vit ose dy dhe do të vërtetoheni se shqiptarët ranë në rrjetin e LSDM-së”, shtoi Gruevski. Për analistin Sasho Ordanovski, kreu i VMRO-DPMNE-së ka shpenzuar shumë kohë duke anashkaluar faktorin shqiptar në përpjekje të përftimit të sa më shumë votave nga elektorati maqedonas. Ai thotë se Gruevski në prag të zgjedhjeve lokale, ka zbutur retorikën ndaj qytetarëve shqiptarë. “Tani shqiptarët duhet të harrojnë një Johan Tarçullovski, si i gjykuar nga Tribunali i Hagës, i cili është deputet dhe tani kandidat për kryetar komune, që ligji i gjuhëve është tradhti e LSDM-së. Sa herë që flitet për emigrantët ngritet një atmosferë kundër Islamit dhe shumë shembuj tjerë që partia e VMRO-DPMNE-së si parti maqedonase nacionaliste i ka servuar elektoratit maqedonas”, u shpreh analisti Sasho Ordanovski. Sipas Ordanovskit, për VMRO-në e Gruevskit është në interes që elektorati shqiptar sa më pak të dalë në votime, pasi që në të kundërtën do t’i prishin shumë punë në konkurrencë me LSDM-në e Zaevit edhe në disa komuna ku shqiptarët nuk janë shumicë. Gruevski thotë se në prag të zgjedhjeve lokale, partitë shqiptare që janë partnerë të koalicionit të Zaevit merren me dygjuhësinë, duke e ditur që nuk do të mund t’ju zgjidhin qytetarëve shqiptarë problemin e varfërisë dhe papunësisë.

