Sonte në godinën e Pallatit të Kulturës në Tetovë u mbajt konventa promovuese e kandidates për Kryetare të Komunës së Tetovës dhe listës së këshilltarëve nga Bashkimi Demokratik për Integrim.
I pranishëm në konventën promovuese të kandidates për kryetar komune të Tetovës, ishte dhe Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim z.Ali Ahmeti., përcjell Almakos.
“Garantuesi i të gjitha punëve dhe lideri i shqiptarëve, lider i pathyeshëm në luftë dhe në paqë, udhëheqës i të gjitha proceseve të shqiptarëve në Maqedoni, politikan i pashoq dhe vizionar i të ardhmes..” me këtë elozhe ftohet në skenë Kryetari i BDI-së z.Ali Ahmeti të marë fjalën e tij përshëndetëse gjatë promovimit të kadidaturës së z.Teuta Arifi.
Ahmeti thotë që BDI hyn në këto zgjedhje e përgatitur me një ofertë konkrete dhe ambicioze, me specifika për çdo komunë të veçantë, që do të shtjellohen nga kandidatët tanë në komunikimet e drejtpërdrejta me qytetarët.
BDI-ja solli ndryshime në këtë vend, dhe se BDI ndryshoi historinë e këtij, dhe se ne jemi ata që ndërtojmë ardhmërinë, shton mes tjerash Ahmeti duke ju kërkuar Tetovarëve, këshilltarëve dhe anëtarëve e simpatizauesve të kësaj partie që të sjellin fitoren e rradhës të BDI-së.
https://www.facebook.com/teutaarifiofficial/videos/1881950395179171/
Në fjalën e saj drejtuar Tetovarëve, Arifi shton se qytetarët pranuan ndryshimin.
Tetova ka filluar ndryshimin dhe ky ndryshim duhet të vazhdojë me ne. Këto zgjedhje ne do e votojmë ndryshimin në Tetovë. Do ta votojmë zgjedhjen e problemit me mungesën e ujit për pije, do ta votojmë përmirësimin e kushteve në shkollat tona, do ta votojmë ngritjen e cilësisë në arsim, do ta votojmë rilindjen kulturore të qytetit, do ti votojmë rrugët e rindërtuara, do ta votojmë parkun e qytetit, do ta votojmë komunikacionin më të rregullt, do ta votojmë qytetin më të pastër, shton Arifi.
Ne kemi punuar për këtë qytet me ndërgjegje, kemi punuar për ti zgjedhur problemet e këtij qyteti, sepse kanë qenë të shumta. Ne kemi realizuar projekte të suksesshme dhe kemi ndër mend ta bëjmë Tetovën një qytet modern. Hap pas hapi, Tetova do të merr kahjen e duhur të zhvillimit por në fillim le ti zgjedhim problemet mesjetare që i ka pasur ky qytet që me dekada është vet zhvilluar në kahje të gabuar pa asnjë planifikim paraprak, tha mes tjerash Arifi./Almakos

