Zëvendëskryeministri Bujar Osmani ka kërkuar nga kryeministri Zaev, që të shfrytëzojë pushimin nga posti i tij gjatë periudhës sa zgjatë fushata zgjedhore me qëllim që të largojë dyshimet për keqpërdorim të funksionit.
Postimi i tij në Facebook:
Jo vetëm që miku im Visar Ganiu e meriton të gjithë përkushtimin tim si shef i shtabit zgjedhor të BDI-së, por edhe si akt me të cilin dua ti largojë të gjitha dyshimet për keqpërdorim të mundshëm të funksionit tim si zëvendëskryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Ndarja e partisë nga shteti është një nga parimet për praktikim thelbësorë të Demokracisë, dhe një nga parimet mbi të cilat janë ndërtuar edhe masat e Planit 3-6-9.
Më pyesin – zëvendëskryeministër, po çfarë do të ndodhë periudhën nga rrethi i dytë?
Ju them – Zgjedhja e Visar Ganiut Kryetar Komune në Komunën e Çairit do të bëhet që në raundin e parë!
https://www.tetovasot.com/wp-content/uploads/2017/09/1-1114.jpg


