Kandidati për kryetar të komunës së Kumanovës nga koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” Zoran Gjorgjievski sot në konferencë për shtyp e prezantoi programin zgjedhor.
“Kemi program me të cilin do të dalim në këto zgjedhje lokale si edhe deri më tani. Dallimi nga të gjithë konkurrentët tanë është që ne punojmë me përkushtim, do të japim gjithçka nga vetja dhe fjalët tona do t’i shndërrojmë në vepra”, tha Gjorgjievski.
Shtoi se në programin me të cilin shfaqen në zgjedhje janë përfshirë përcaktimet kryesore rreth të cilave punojnë, e mes tyre i theksoi projektin për Kumanovë të gjelbër dhe për zhvillim ekonomik lokal. Gjorgjievski tha se janë planifikuar edhe projekte nga infrastruktura, kultura, arsimi, rinia dhe sporti.
“Në programin tonë për të cilin premtojmë realizim komplet në periudhë prej katër viteve do të ofrojmë erë të re për Kumanovën, kohë të re për kumanovarët”, tha Gjorgjievski në konferencën për shtyp.

