Author: Rilinda

Një delegacion afaristësh nga Stambolli i Republikës së Turqisë, realizuan takim me Kryetarin e Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta. Në këtë takim u shqyrtuan mundësitë për investim të përbashkët të kompanive “2M Led” dhe “US”, në qytetin e Gostivarit. Në takimin miqësor, Kryetari Bejta afaristëve nga Turqia u ofroi përkrahje të gjithanshme në realizimin e projektit të tyre, i cili pritet të kushton gati 3 milion euro me perspektivë pune për mbi 50 qytetarë në fazën e parë të fillimit me punë të kësaj fabrike në të cilën do të prodhohen llamba “LED” dhe kabllo elektrike. Pasi mysafirët i…

Lexo më Shumë

Republika e Maqedonisë duhet ta rrisë prodhimin e vet të energjisë elektrike dhe ta ulë importin, duke mbajtur llogari për ruajtjen e mjedisit të pastër jetësor përmes eksploatimit më të madh të burimeve ripërtëritëse të energjisë. Këtë sot në Ohër e theksoi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski në hapjen e Këshillimit të dhjetë të “MAKO SIGRE” në të cilën fokusi i diskutimeve u vendos pikërisht në çështjet nga sfera e elektroenergjetikës. Këshillimin në Ohër, Mançevski e vlerësoi si mundësi të mirë për kontakt të industrisë, akademisë dhe sektorit publik, në të cilin do të rregullohen edhe dakordohen…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev thotë se është pafytyrësi të thuhet se i gënjejmë shqiptarët me ligjin e gjuhës dhe se ai pas zgjedhjeve do të rrëzohet në Gjykatën Kushtetuese. Në një intervistë në emisionin “360 Gradë” Zaev theksoi se gjithçka që ishte kontestuese është hequr dhe është lëshuar për shqyrtim në Komisionin e Vendedikut. “Qëllimi ynë është i sinqertë, ne dolëm haptazi në fushatë mbi këto çështje, edhe para tentimit për likuidimin tonë, duke i mbrojtur këto vlera në të cilat besojmë. Ne besojmë se përdorimi i gjuhëve të komuniteteve pakicë me kushtetutë është i lejuar, deri aty ku lejon Kushtetuta,…

Lexo më Shumë

Kriza e vazhduar politike i ka shkaktuar dëme serioze ekonomisë së Maqedonisë dhe vështirë se do të arrijmë rritje këtë vit, pas rënies në gjysmën e parë, deklaroi guvernatori i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë. “Parashikimet tona nga prilli për rritjen ekonomike prej 2,5 përqindëve dukshëm kanë qenë shumë optimiste. Kriza politike shkaktoi rënie më të madhe sesa që kemi konsideruar fillimisht”, deklaroi Bogov në intervistën për Rojters në margjinat e Konferencës së guvernatorëve të bankave qendrore të mbajtur në Sarajevë. Ai më tej thekson se duke pasur parasysh se në gjysmën e parë të këtij vitit BPV-ja e…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Europiane, Bujar Osmani sot do të marrë pjesë në Konferencën e trembëdhjetë të qyteteve dhe rajoneve Europiane në temë “Gjenerate e ardhshme e vendeve të reja – anëtarë të BE-së” në organizimin e Institutit të Rajoneve të Europës, e cila do të mbahet në Strasburg, Austri. Në konferencë do të diskutohen shanset dhe perspektivat e vendeve të Ballkanit Perëndimor në kontekstin e politikës së zgjerimit të BE-së. Folësi kryesor do të jetë eurokomisari për zgjerim Johanes Han, i cili në këto tema drejtë për së drejti do të përballet me zëvendëskryetarët e Qeverive dhe…

Lexo më Shumë

Çmimi i grurit shtrenjtohet. Arsyeja është rendimentit i dobët si në Maqedoni ashtu edhe në suaza botërore. Tash për tash buka nuk do të shtrenjtohet sepse industria e furrave të bukës i përdorin rezervat e grurit të blera me çmim më të ulët. Por, nga Grupi i mullisëve pranë odës ekonomike të Maqedonisë thonë nëse vjen momenti që buka të bëhet me grurë të importuar, ka mundësi që të shtrenjtohet çmimi i bukës. Maqedonia është një ekonomi tregtare dhe ne funksionojmë sipas tregut, rritja automatike e çmimit të grurit do të thotë edhe rritje e çmimit të miellit, dhe realisht…

Lexo më Shumë

Ekziston kornizë gjithëpërfshirëse ligjore, por kuptohet qe varet nga personat që marrin pjesë në zgjedhje, qeveritë, komunat, KSHZ, se si do ta realizojnë atë. Dhe kjo është ajo që ne do ta vëzhgojmë, thotë shefja e misionit të OSBE/ODIHR në Maqedoni, Odri Glover, në një intervistë për Radio Evropa e Lirë. Sa i përket pyetjes lidhur me atë se sa vlerësohet të jetë pastruar lista zgjedhje, Ambasadorja Glover tha se kanë 20 vëzhgues të cilët janë ndarë në rajone, kurse në ekipin që do të jenë në kryeqytet janë 16 persona që do të vijnë pak kohë para zgjedhjeve. “Gjithsesi…

Lexo më Shumë

Banka Qendrore Europiane paralajmëron Ballkanin nga përdorimi i shtuar i Euros. BQE-ja e përshkruan një fenomen të tillë si sfidë serioze ndaj politikave rajonale, sepse mund të prekë linjën monetare të veprimit e ta vendosë ekonominë në rrezik, për shkak të ndryshimeve të kursit të këmbimit. “Një përdorim i lartë i monedhës së huaj ka edhe dizavantazhe serioze. ‘Euroizimi’ që nuk ndodh në rrugë zyrtare i nxjerr gjithashtu pengesa përcjelljes së politikave monetare dhe mund të kufizojë hapësirën e përgjithshme për manovra të karakterit monetar”, tha Benoit Coeure, anëtar bordi i BQE-së. Në këndvështrimin e Coeure, si ekonomitë shtëpiake, ashtu…

Lexo më Shumë

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve IBNA, pas takimit me ministrin e jashtëm Grek, ndërmjetësi për çështjen e emrit, Matthew Nimetz ka vlerësuar se marrëdhëniet ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë gjatë muajve të fundit janë përmirësuar dukshëm dhe ka vullnet nga të dyja palët për gjetjen e zgjidhjes për çështjen e emrit, gjë që do ta forcojë stabilitetin e rajonit. “Shpresoj se do të mund t’i përshpejtojmë bisedimet në vazhdim të këtij viti. Dy shtetet premtuan se janë të interesuara që një gjë e tillë të realizohet. Marrëdhëniet gjatë muajve të fundit janë përmirësuar dhe pres aktivitet më të madh”,…

Lexo më Shumë

Në konventën e Bashkimit Demokratik për Integrim për promovimin e kandidatëve për kryetar dhe këshilltarë të komunës së Gostivarit, Ali Ahmeti vuri theksin te kuadrot e reja të pranishme në konventë. “Shihni këto kuadro të reja. Këto janë e ardhmja e Gostivarit. Ne nuk vuajmë nga përjetësia në politikë. Ne kemi mision të përgatisim kuadro të reja. Mbi shpatulla ngrisim gjenerata, ngrisim kuadro, dhe kjo reflekton sonte këtu për jush,” tha Ali Ahmeti në Gostivar. Ai tha se të rinjtë dhe e ardhmja janë prioritet për BDI-në dhe kandidatin e saj në Gostivar Nevzat Bejta. Ai tha se Bejta ka…

Lexo më Shumë

Kandidatët për kryetarë të komunave në të gjitha komunat në Republikën e Maqedonisë dhe në Qytetin e Shkupit sot do të nënshkruajnë Kodin për zgjedhje fer, demokratike dhe të drejta, njoftoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. Në bazë të nenit 8-c të Kodit Zgjedhor, pjesëmarrësit në procesin zgjedhor duhet të nënshkruajnë Kodin e Zgjedhjeve të drejta, fer dhe demokratike. Me këtë Kodeks pjesëmarrësit në zgjedhjet lokale obligohen dhe japin premtimi për njëri-tjetrin, por edhe për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, se do të mbështesin dhe në mënyrë aktive do të promovojnë parimet e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Garuesit me…

Lexo më Shumë

Duke folur për zgjedhjet lokale kryetari i LSDM-së njëherit edhe kryeministër i Qeverisë Zoran Zaev ka thënë se këto zgjedhje janë për personalitete dhe me të vërtetë qytetarët kërkojnë njerëz cilësor për të cilët do të votojnë. Zaev është shprehur se duke e ndërtuar konceptin jetë për të gjithë dhe së bashku me partitë e koalicionit kanë ndërtuar platformë shtetërore dhe të njejtën duam ta vazhdojmë edhe në nivel lokal. “Kjo do të jetë e mundsahme nëse këtë platformë të përbashkët, marrëevshje të përbashkët e jetësojmë edhe në nivel lokal dhe këtu është shumë e logjikshme pse LSDM e mbështet…

Lexo më Shumë