Bisedat e përgjuara në lëndën “Treqind” të Prokurorisë Speciale Publike do të mund të shfrytëzohen si material dëshmues, vendosi Gjykata e Apelit në Shkup. Në kumtesën e sotme nga gjykata theksohet se auto incizimi nga biseda telefonike paraqet dëshmi e marrë në mënyrë ligjore dhe si e tillë mund të shfrytëzohet si dëshmi në procedurën penale. “Gjykata e Apelit Shkup me vendimin e saj në mënyrë meritore vendosi dhe e refuzoi propozimin e të akuzuarit Gj.P. të përmbajtur në ankesën e tij të parashtruar kundër aktakuzës, nga shënimet në lëndë që të veçohet audio incizimi nga kontakti i telefonit, si…
Author: Rilinda
Dragan Mektiç, ministri i Sigurisë i Bosnje e Hercegovinës (BeH), pas takimit të sotëm me Oliver Spasovskin, ministër i Punëve të Brendshme i Maqedonisë, deklaroi se është dakorduar që bashkëpunimi mes dy vendeve nga niveli politik, që është i shkëlqyer, të kalojë në nivel operativ. Mektiç theksoi se me homologun e tij të Maqedonisë kanë diskutuar për marrëdhëniet bilaterale, me theks të veçantë në sfidat e përbashkëta të sigurisë. “Jemi pjesë e Ballkanit Perëndimor, nga projektet e përbashkëta rajonale dhe shpesh takohemi në konferenca të përbashkëta për zbatimin e projekteve të ndryshme. Me Maqedoninë në sektorin e sigurisë kemi bashkëpunim…
Diskutimi në Kuvend për ligjin për gjuhët edhe sot vazhdoi me akuza dhe kundërakuza mes ish-partnerëve të koalicionit OBRM-PDUKM dhe BDI. https://www.facebook.com/Almakos1/videos/1847202778653899/ Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski, përsëri akuzoi kryetarët e komunave të BDI-së për korrupsion, përcjell Telegrafi. “Në Komunën e Çairit, njerëz të afërt me kryetarin Izet Mexhiti me vite nuk kanë shkuar në punë, ndërsa kanë marrë rroga. Pse qytetarët të paguajnë që ata të qëndrojnë në shtëpi. E di se edhe persona nga Kërçova, kanë paguar 4 mijë euro që të punësohen si shqiptarë”, tha Milloshoski. Në akuzat e Milloshoskit u përgjigj deputeti i BDI-së, Ejup Alimi,…
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, në intervistën e tij të mbrëmshme në “Rruga drejtë” ka deklaruar se edhe pas 15 vitesh politikbërje, ai (dhe partia e tij) është më i madhi, më i forti dhe më i miri ndër shqiptarët e Maqedonisë. Sipas Ahmetit, BDI ka qenë dhe vazhdon të jetë transparente dhe vetë kritike, duke e “parë veten në pasqyrë”. Kreu i BDI-së deklaroi se ka kërkuar nga Prokuroria hetim mbi punën e deritanishme të të gjithë funksionarëve të lartë të kësaj partie, duke filluar nga vetë ai si dhe mbi punën e krerëve aktual të komunave si dhe…
Në vazhdën e përgatitjeve për zgjedhjet lokale BDI sot në sheshin Skënderbeu realizoi një spot publicitar me kandidatët për kryetar të komunave.
Kandidati i Lëvizjes Besa për Komunën e Çairit, Zeqirija Ibrahimi e komentuar mungesën e Visar Ganiut-kandidatit të BDI-së në zgjedhjet lokale të 15 tetorit në debatin që organizohet nga TVM2, raporton portali “tetova1.com”. Ibrahimi në profilin e tij në facebook shkruan: Sot kishim caktuar emision në debativ në TVM2, por një karrige mbeti zbrazur. Ai që mungoi, kandidati i koalicionit LSDM-BDI, nuk erdhi. Më erdhi keq dhe m’u kujtua ajo urtësia se “për tutën nuk ka ilaç”. Mirupafshim në zgjedhje.
Gjykata Administrative njoftoi se ka refuzuar si të pabazë padinë e Aleancës për shqiptarët të Ziadin Selës, kundër vendimit të KSHZ-së për zgjedhje të listave të kandidatëve për zgjedhje të anëtarëve të këshillave dhe kryetarëve të komunave. Vendimi është sjellur në seancën e sotme të këshillit të gjykatës, në pajtim me nenin 67 të Ligjit Zgjedhor. “Me vendim të Gjykatës Administrative padia e paditësit Aleanda për shqiptarët në Maqedoni, e përfaqësuar nga Alil Fetai, kundër vendimit të KSHZ-së, refuzohet si e pabazë”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve pasdite në seancë duhet ta shqyrtojë informacionin për kërkesat e arritura për mbajtjen e referendumeve në nivel lokal në ditën e Zgjedhjeve lokale – 15 tetor. Anëtarët e KSHZ-së duhet të sjellin vendim për ofertën më të volitshme për shtypjen e listës zgjedhore, për furnizimin e materialit promovues, transportimin e materialeve të besueshme dhe për zgjedhjen e operatorit ekonomik për përkthimin e materialit zgjedhor. Duhet të shqyrtohen edhe kërkesat e Fondacionit ndërkombëtar për sisteme zgjedhore – IFES, Ambasada e SHBA-së dhe të OSBE-së, për ndjekjen e Zgjedhjeve lokale. KSHZ do ta shqyrtojë edhe Raportin për kontrollin…
Në Shkollën e Mesme të Mjekësisë në Gostivar u përurua sot përmbushja e disa investimeve, përfshi së fundmi ndërtimin e një objekti shtesë në mjediset e kësaj shkolle. Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, u tha të pranishmëve se investimet në shkollën e mesme mjekësore tregojnë se Gostivari është i përkushtuar dhe beson te fuqia e së ardhmes. “Sot, nuk inaugurojmë vetëm një investim dhe një objekt shtesë në shkollën tonë të dashur të mjekësisë. Sot, nuk tregojmë vetëm përkushtimin tonë të vazhdueshëm ndaj kësaj shkolle dhe arsimit në qytetin e Gostivarit. Por, sot, të gjithë së bashku, jemi…
Vazhdon heshtja e Lëvizjes BESA lidhur me marrëveshjen e fshehtë me VMRO-DPMNE lidhur me zgjedhjet lokale të 15 tetorit. Përkundër dyshimeve të ngritura në opinion se BESA është marrë vesh për mbështetje të ndërsjellë me VMRO-në, krerët e kësaj Lëvizje nuk e panë të arsyeshme për ditë të tëra të tregojnë se cili është pazari i marrëveshjes për mbështetje reciproke dhe koalicionim të tyre në nivel lokal. “Ne si Bashkim Demokratik për Integrim, por edhe votuesit shqiptarë, e kanë të qartë se, që në momentin kur BESA iku nga Parlamenti më 27 prill – natën e përgjakshme dhe nuk votoi…
Avokatja Snezhana Stefanovska, e cila mbron të akuzuarin Mirsad Qerimi në rastin “Kumanova”, denoncoi fjalë të rënda që tha se ia kanë thënë prokurorët Naum Panovski dhe Villma Ruskovska vetëm sepse mbron një të akuzuar në Lagjen e Trimave. “Si mund ta mbrosh këtë njeri. A s’të vjen keq për të vrarët”, thanë prokurorët Naum Panovski dhe Villma Ruskovska. “Unë ju them tani. Të gjithë jemi të barabartë para ligjit. Dhe të gjithë kemi të drejtë për mbrojtje”. Avokatja ua kujtoi prokurorëve se ata kanë sjellë akuzë paushalle pa prova që do të mbështesnin pohimet e tyre se Mirsad Qerimi…
Me aneks marrëveshje për ndërtimin e autostradës Milladinovcë – Shtip krahas që vazhdohet afati për përfundimin e punëve deri më 30 shtator të vitit të ardhshëm, rregullohet edhe çështje për mospagesë deri në afatin e caktuar të kërkesave mes Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore dhe kryerësin e punëve “Sinohidro” kineze. Nga e hëna do të dakordohet edhe afati i ri për ndërtim të autostradës Kërçovë-Ohër. “Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore e cila është bartëse e marrëveshjes ‘Sinohidro’ merr për obligim të mos paguhen penalti nga ana e shtetit deri më 15 shkurt të vitit të ardhshëm, ndërsa gjithashtu deri më…

