Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, në intervistën e tij të mbrëmshme në “Rruga drejtë” ka deklaruar se edhe pas 15 vitesh politikbërje, ai (dhe partia e tij) është më i madhi, më i forti dhe më i miri ndër shqiptarët e Maqedonisë.
Sipas Ahmetit, BDI ka qenë dhe vazhdon të jetë transparente dhe vetë kritike, duke e “parë veten në pasqyrë”.
Kreu i BDI-së deklaroi se ka kërkuar nga Prokuroria hetim mbi punën e deritanishme të të gjithë funksionarëve të lartë të kësaj partie, duke filluar nga vetë ai si dhe mbi punën e krerëve aktual të komunave si dhe atyre të mëhershëm. Këtë sipas Ahmetit, duhet ta bëjë çdo parti politike për të evituar dyshimet ndaj funksionarëve të tyre.

