Gjykata Administrative njoftoi se ka refuzuar si të pabazë padinë e Aleancës për shqiptarët të Ziadin Selës, kundër vendimit të KSHZ-së për zgjedhje të listave të kandidatëve për zgjedhje të anëtarëve të këshillave dhe kryetarëve të komunave.
Vendimi është sjellur në seancën e sotme të këshillit të gjykatës, në pajtim me nenin 67 të Ligjit Zgjedhor.
“Me vendim të Gjykatës Administrative padia e paditësit Aleanda për shqiptarët në Maqedoni, e përfaqësuar nga Alil Fetai, kundër vendimit të KSHZ-së, refuzohet si e pabazë”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

