Presidenti i shtetit vazhdon të refuzojë akreditimin e kandidatëve, ndërsa nga Qeveria qetësojnë duke u shprehur se kryeministri Zoran Zaev është në kontakte me presidentin Gjorgje Ivanov dhe se shumë shpejtë, mosmarrëveshjet do të zgjidhen. Maqedonia nuk ka ambasadorë në Bruksel, Londër, Paris, Oslo, Talin, Varshavë, Bukuresht, Bern, Madrid, Pekin, Pragë, Podgoricë dhe Zagreb, shkruan gazeta KOHA. Për momentin janë 13 pozita të lira të ambasadorëve, prej të cilëve 12 janë në shtetet e Evropës, një në Kinë dhe tre pozita konsullore. Për më shumë se dy vjet, Maqedonia ka mbetur pa ambasador edhe në Misionin e BE-së dhe në…
Author: Rilinda
Vjeshta në Maqedoni dhe në hemisferën veriore të Tokës fillon sot në orën 22 e dy minuta. Në të njëjtën kohë, në hemisferën jugore të Tokës do të fillojë pranvera. Në fillim të vjeshtës, Dielli në Shkup do të lindë në orën 6 e 19 minuta, ndërsa do të perëndojë në orën 18 e 33 minuta. Dita do të zgjasë 12 orë e 14 minuta. Vjeshta do të zgjasë deri më 21 dhjetor kur fillon dimri.
“Çdo njeri kur flet dhe vepron në fakt e dëshmon gjendjen e tij psikologjike. Ai që është rritur dhe ka jetuar i nënshtruar në jetën e tij ndaj tjerëve gjithmonë e shtron çështjen kush ndaj kujt është i nënshtruar. Thjesht është mësuar të jetë nën komand të tjetër kujt. Në emër të nënshtrimit shpif, rren, kërkon falje… Dhe kështu ai shërben. Nga perspektiva e të gjorit çdo gjë, po edhe rrethi i vet më i ngusht janë pjesë e këtij kalkulimi. Mbase e vetmja vlerë ku ska konkurencë është kjo”, ka shkruar në rrjetin e tij social, kryetari i degës…
Deputeti i BDI-së, Artan Grubi, sot në Kuvend pati përplasje me deputetët e VMRO-së. Ai tha se BDI e çoi VMRO-në në opozitë dhe e la të pret në dritare, shkruan TetovaSot “Kjo qe po shohim dje dhe sot ne kuvend eshte Keqperdorim flagrant i foltores se parlamentit nepermjet te shpifjeve brutale per fushate zgjedhore. Duke u mshefur pas imunitetit te deputetit, duke keqperdorur proceduren dhe duke vijuar me propagande trushperlarese, ne mungese te guximit per ta thene kete jashte salles se parlamentit, deputetet e VMROse ne bashkepunim me prokurorine e Zvrlevskit, po perpiqen te shpifin ne menyren me vullgare…
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU) sot formoi komisione për kontroll të dëmeve të shkaktuara në rajonet të cilat më 11 shtator të këtij viti u përfshinë nga reshjet e rrëmbyeshme, shkarkime elektrike, erë të fuqishme dhe breshër. Në pajtim me raportin e DPHM dhe kontrollin në teren nga ana e njësiteve rajonale pranë MBPEU, është konfirmuar se janë shkaktuar dëme ndaj kulturave bujqësore në rajonet e Demit Hisarit, Resnjes, Makedonski Brodit, Tetovës, Prilepit, Dollnenit, Krivogashtanit, Velesit, Sveti Nikollës, Kumanovës, Kavadarit, Rosomanit, Kisella Vodës dhe Gazi Babës. MBPEU i informoi të gjitha ekonomitë bujqësore nga këto rajone…
Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov dërgoi letër ngushëllimi deri te presidenti i Shteteve të Bashkuara të Meksikës Enrike Penja Nieto me rastin e tërmetit katastrofal në pjesën qendrore të Meksikës. “Me keqardhje të madhe e mora lajmin për tërmetin katastrofal dhe thellësisht ndjej keqardhje për jetët e humbura, për vuajtjet e njerëzve dhe dëmet e mëdha nga kjo katastrofë. Nuk ka fjalë përkatëse të cilat do ta pakësonin dhembjen Tuaj dhe të qytetarëve të Shteteve të Bashkuara të Meksikës, por më lejoni në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe në emrin tim personal T’ju shpreh ngushëllim…
Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov në margjinat e Debatit të përgjithshëm të sesionit të 72-të të Asamblesë Parlamentare të KB-së në Nju-Jork ka pasur takime të ndara dypalëshe me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Meksikës Karlos de Gonzales Ikaza, me ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë Kristia Friland, me ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës Pavlo Klimkin dhe me ministren e Punëve të Jashtme të Indonezisë Retno Marsudi. Siç bëri të ditur MPJ, Dimitrov me bashkëbiseduesin e Meksikës ka këmbyer mendime rreth ngjarjeve më të rëndësishme të politikës ndërkombëtare aktuale dhe gjendjen në rajonin amerikan…
“Djali im është i pafajshëm, sado që të zgjas kjo, një ditë e vërteta do të del në shesh se djali im nuk ka asnjë lidhje me këtë rast. Le ta pyesin gjithë Maqedoninë dhe të gjithë do ta thonë të njëjtën” tha Liman Lutfiu, babai i Irfan Lutfiut i cili akuzohet se është i përfshirë në luftimet e 9 majit në “Lagjen e Trimave”, raporton SHENJA. Edhe avokati mbrojtës Asmir Alispahiç pohoi se klienti i tij nuk ka lidhje me këtë ngjarje, këtë e dëshmon edhe fakti se ai i ka pyetur të gjithë të akuzuarit se a kanë…
Donacioni në vlerë prej 207.000 dollar amerikan përfshin pajisje për parandalimin e kriminalitetit kufitar, kompjuter, vetura për patrullim dhe për terren Si pjesë e bashkëpunimit afatgjatë me qeverinë e Maqedonisë në përforcimin e sigurisë kufitar dhe implementimin e ligjit, Shtete e Bashkuara do të dhurojnë pajisje për Ministrinë e Punëve të Brendshme- policia kufitare, për Ministrinë e Financave-drejtoria doganore dhe për drejtorinë për siguri radiacionale. Donacioni, në vlerë prej 207.000 dollar amerikan përfshin pajisje për parandalimin e kriminalitetit kufitar, vetura për kontrolle në terren, kompjuter etj. Programi për kontroll të eksportit dhe siguria kufitare (EXBS) dhe program ndërkombëtar për ndihmë…
Antonio Milloshoski vazhdon të nxjerrë nga foltorja e Kuvendit, skandale kriminale të përfaqësuesve të BDI-së. Ai ia ka kujtuar opinionit tenderet ilegale të Ramiz Merkos në Strugë, si dhe dyshimet për ndërtimin e Sheshit Skenderbe në Çair. Sipas tij, organet kompetentet tani po merren më këto çështje. Me ligjin e gjuhës po mbulohen krimet e BDI-së.
Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev në nju Jork ka realizuar takime me diasporën e Maqedonisë, transmeton Gazeta Lajm. Ai ka thënë se një ditë edhe në Maqedoni mund të krijohen kushte njësoj sin ë Amerikë dhe në vendet e Evropës Perëndimore. https://www.youtube.com/watch?v=_6ekc06UEa0
Në lidhje me informacionet e fundit për blerje të votës përmes rrjeti social ka reaguar shkrimtari Kim Mehmeti; Ja postimi i tij i plotë në Facebook: “Përbuzja më e madhe që u bëhet votuesve shqiptarë në Maqedoni, janë eurot dhe thasët me miell që atyre u ndahen gjatë fushatës parazgjedhore, si dhe kanalizimet dhe asfaltimet që bëhen nëpër vendbanimet shqiptare, para zgjedhjeve parlamentare apo vendore! Gjë që tregon se partitë mbështeten mbi një argument të vetëm për t’i fituar zgjedhjet: mbi varfërinë dhe mjerimin e popullit që përfaqësojnë!”

