Së shpejti, 53 mijë maqedonas do të pajisen me pasaportë bullgare sipas zëvendëskryeministrit bullgar Valeri Simeonov. Këto deklarime ai i ka bërë në një tryezë të rrumbullakët me temë “Politika demografike dhe mobiliteti i punës”.
“Ne kemi 53,000 kërkesa të paraqitura me dokumente relevante të bashkangjitura nga shtetasit e Maqedonisë të cilët nuk mund të bëhen shtetas bullgarë për shkak të disa mangësive në legjislacion”, ka deklaruar Simeonov. Qëllimi i qeverisë së Bullgarisë, sipas Siemonov, është që të përshpejtohet procedura e pajisjes së maqedonasve me shtetësi bullgare dhe se është në shqyrtim përshpejtimi i procedurave nga 2-3 vjet sa ishte më parë, në 6 muaj.
“Synojmë ta shkurtojmë periudhën për marrjen e shtetësisë bullgare, kur të gjitha dokumentet janë të sakta, mund ta zvogëlojmë atë deri në gjashtë muaj. Pjesa tjetër e kohës do të jetë që nënkryetari të nënshkruajë dekretin mbi aplikantin për shtetësi”, tha Simeonov.
Data 28.08.2026
Aktuale
- Kancelari gjerman paralajmëron kundër planeve për rritje masive të buxhetit afatgjatë të BE-së
- Nora Isrefi merr vëmendjen me linjat trupore, ndërsa publikon fotografi provokuese me bikini nga pushimet në jug të Shqipërisë
- Tre shtetas të Maqedonisë humbën jetën në një aksident trafiku në Slloveni
- Aksion i madh policor: Midis të arrestuarve edhe një e mitur 16-vjeçare!
- Flakët përfshijnë Malin e Thatë, zjarr i madh mbi fshatin Kopanicë
- Momenti i shumëpritur! Ana zbulon gjininë e foshnjës, emocionet janë të mëdha
- Kryqi i Kuq: Të paktën 10.000 familje humbën shtëpitë nga përmbytjet e befasishme “katastrofike” në Nepal
- Privohet nga liria 48 vjeçari nga Kumanova, dyshohet se sulmoi djalin e mitur dhe tentoi të sulmonte edhe bashkëshorten


