https://www.facebook.com/portalisakte/videos/740405892814789/
“Besa nuk i pëlqen as VRMO DMPNE’së e as LSDM ngaqë nuk ka politikanë të korruptuar, për dallim nga BDI e cila bashkëqeverisi gjatë tërë kohën me partinë e Nikola Gruevskin, ndërsa sot është e preferuar e LSDM’së ngaqë partive maqedonase iu pëlqejnë politikanë shqiptarë të korruptuar
Kjo është frikë e BDI- së ngaqë BESA e përgjysmoi dhe tash e kanë frikën se nuk do ta fitojnë asnjë komunë në zgjedhjet lokale dhe kjo është arsyeja e shpifjeve nga BDI në adresë të Lëvizjes BESA, ka thënë Emad Mehmeti nga BESA, në emisionin Zig Zag të TV ART.
Tutje ai ka shtuar se “Clirimi nga mafia urbane që e ka instaluar BDI do të jetë një prej prioriteteve kryesore. Është tragjike të flasim në shekullin 21 të flasim për ajër të pastër, që është rezultat i qeverisjes së BDI – së. Kur nuk ka as kushte elementare për një jetë dinjitoze. Nuk e di se sa me fytyrë BDI vazhdon të kërkojë vota nga shqiptarët kur nuk ka përmbushur thuajse asnjë premtim”./Sakte.net

