Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani pas takimit me homologun e tij nga Mali i Zi Aleksandar Andrija Pejoviç nuk hezitoi të informoj opinionin rreth zërave për bashkëpunim të mundshëm BDI – LSDM. Osmani tha se në prag të zgjedhjeve lokale, integristët mendojnë që bashkëpunimin në nivel qendrorë me socialdemokratët të transferojnë edhe në atë komunal, ndërkohë duke emëruar këtë “bashkim” si koalicion evropian, me çka dashtë ose pa dashtë ka aluduar se koalicioni i kryetarit të partisë së tij Ali Ahmeti me Nikolla Gruevskin ka qenë antievropian. Ai nuk përjashtoi që si kundër-përgjigje e koalicionit eventual BDI – LSDM, VMRO – DPMNE të formojë koalicion me partitë tjera shqiptare.
Mirëpo pas kaq viteve dështime të politikave të BDI-së (herë me LSDM-në e herë me VMRO-në), Osmani nuk guxon t’i perfundojë fjalitë dhe mendimet, por mundohet ta kopjojë Artan Grubin, duke përdorë frazat “siç po folet”, “po thuhet”, “ndoshta do të…”, e kështu me radhë. Osmani poashtu i ka mbetur borxh opinionit t’i japë sqarim se çfarë orientimi ka pasur ai vetë deri sa ishte ministër i Gruevskit dhe kur i rrotulloheshin nga “400 mijë euro” në dorë.
(Autogoli është rubrikë në gazetën Lajm për humor dhe satirë)

