Author: Rilinda

Subjektet politike shqiptare dhe maqedonase kanë vendosur që në zgjedhjet e pushtetit lokal të vendosin kandidatë të lartë partiakë, me qëllim që të sigurojnë fitore në sa më tepër komuna, kjo për shkak se në rezultatet e zgjedhjeve parlamentare ato pothuajse dolën të barabarta, shkruan Dojçe Vele. “Për ne janë tejet të rëndësishme zgjedhjet lokale, pasi qytetarët drejtpërdrejt zgjedhin përfaqësuesit, të cilët në mënyrë të përditshme duhet të ofrojnë zgjidhje për hallet dhe kërkesat e qytetarëve që ata i përfaqësojnë. Kemi bërë përpjekje që të zgjedhim kandidatët, të cilët më së miri do të përfaqësojnë, artikulojnë e materializojnë interesat e…

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë. UV indeksi do të ketë vlerën 6. Temperatura do të lëvizë prej 25 deri 34 gradë. Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë. Temperatura do të arrijë deri 33 gradë. Deri të dielën do të mbizotërojë mot me diell e me mëngjese të freskëta dhe me rritje graduale të temperaturave të ditës, kështu që gjashtë fundjavës temperaturat maksimale kudo do të jenë nën mesataren për këtë periudhë të vitit. Nga e hëna do të ketë rritje të vranësirave, ndërsa kushte për reshje të dobët shiut…

Lexo më Shumë

Numri i udhëtarëve në dy aeroportet e Maqedonisë në vazhdimësi po shënon rritje, njoftoi Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Nga janari deri në gusht këtë vit në aeroportin “Leka i Madh” në Shkup dhe aeroportin “Shën Apostol Pavle” në Ohër kanë udhëtuar gjithsej 1.339.065 udhëtarë, që paraqet rritje prej 10.5% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2016. Në aeroportin e Shkupit në periudhën janar-gusht 2017 kanë udhëtuar 1.223.630, ndërsa në aeroportin e Ohrit kanë udhëtuar 115.435 udhëtarë. Destinacionet më të zakonshme sipas numrit të udhëtarëve në këtë periudhë kanë qenë Stambolli (12.5%), Cyrihu (9%), Viena (6.6%) dhe Bazeli…

Lexo më Shumë

Mbrëmë në orët e vona të natës ka ndërruar jetë Nimetulla Abdullai nga fshati Hotël, punonjës i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) në Kumanovë. Gazeta KOHA merr vesh se Nimetullai ka vdekur pas një sulmi në zemër, ndërsa ndihma e parë i është ofruar në Ambulancën e Likovës, nga edhe është nisur për në Spitalin e Kumanovës. Megjithatë, i ndjeri ka dhënë frymën e fundit rrugës për në Kumanovë. Në Policinë e Kumanovës dhe në Spitalin e këtij qyteti e konfirmojnë vdekjen e Nimetullait, ndërsa për KOHA thonë se arsyet e vërteta të vdekjes do të dihen pas obduksionit…

Lexo më Shumë

Sapo i dorëzuam edhe zyrtarisht si Lëvizje BESA kandidaturat për kryetar komunash të Çairit dhe Sarajit, si dhe kandidatët për këshilltarë nga Lëvizja jonë. Tashmë zgjedhjen e kanë të lehtë shqiptarët e Maqedonisë, me kuadrot profesionale, morale dhe njerëzore që i posedojnë listat e BESËS, në të gjitha komunat. Neve çairasve, sarajasve dhe të gjithë BESAtarëve, na ka ngelur që të gjithë të bashkuar në NJË, të jemi në Lëvizje, derë më derë, për të sqaruar programet tona zhvillimore për mjedise më të pastërta, për një ardhmëri të sigurtë të fëmijëve tanë, dhe kushte për jetesë normale e dinjitoze. /Emad…

Lexo më Shumë

Kryesia Qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim, në mbledhjen e mbajtur më 14.09.2017, në selinë e partisë në Reçicë të Vogël, i konfirmoi kandidatët e saj për kryetarë komunash në komunat ku ajo do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 15 tetorit. Zgjedhjet lokale për Bashkimin Demokratik për Integrim janë tejet te rëndësishme, meqë qytetarët në mënyrë të drejtpërdrejt zgjedhin përfaqësuesit e tyre lokal, përfaqësues të cilët duhet drejtpërdrejtë të ofrojnë zgjidhje për nevojat dhe kërkesat e përditshme të qytetarëve, të cilët ata i përfaqësojnë. Duke pasur parasysh faktin se Bashkimi Demokratik për Integrim gëzon mbështetjen më të madhe…

Lexo më Shumë

Viteve të kaluara në qytetin e Gostivarit u instaluan më tepër sisteme nëntokësore të vaditjes në hapësirat e gjelbëruara publike, kryesisht në parqe, bulevardet dhe rreth-rrotullimet në komunikacionin brenda qytetit. Vënia në përdorim i sistemeve vaditëse mundësoi që hapësirat e gjelbëruara edhe në temperaturat ekstreme të verës t’i rezistojnë tharjes. Realizimi i sistemeve nëntokësore për vaditje u bë nga Ndërmarrja Publike për Parkingje dhe Gjelbërimi në bashkëpunim me Komunën e Gostivarit. Drejtori i Ndërmarrjes, Memetali Emro në prononcimin për Agjencinë e Lajmeve Flaka njofton që sistemi i parë u ndërtua tek parku i madh për të vazhduar pastaj edhe në…

Lexo më Shumë

Reformat në sferën e mediumeve kanë filluar tash vonë me sjelljen e vendimit formal të Qeverisë për heqjen e reklamave në mediumet private me para publike. Përjashtim bën vetëm në rrjetet sociale, ndërsa pjesë e saj ishte edhe formulimi se komunikimi i mëtutjeshëm do të zhvillohet përmes shërbimit publik”, e çka u krijuan dilema të reja të një pjesë e madhe e organizatave mediatike. Kjo çështje është pjesë e programit të Qeverisë, por edhe pjesë e Reformave urgjente me prioritet dhe e Planit 3-6-9. Realizimi i këtij vendimi, siç specifikohet edhe në dokumentet e tjera edhe të qeverisë edhe të…

Lexo më Shumë

Bashkimi Evropian është i informuar se qeveria ka miratuar propozim-ligjin për gjuhët dhe se planifikon ta dorëzojë në Kuvend”, deklaroi për “Meta”, Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Bashkimit Evropian. Kocijançiq nuk u përgjigj se si Brukseli e komenton vendosjen e flamurit evropian, gjegjësisht shënimin e ligjit si pjesë e legjislaturës evropiane. Në pyetjen nëse BE insiston që të miratohet dhe zbatoet një ligj i tillë, Kocijançiq tha se ligji duhet të jetë në pajtim me rekomandimet e Komisionit të Venedikut. “E përshëndesim faktin që qeveria me “Planin 3-6-9″ angazhohet për t’u konsultuar me Komisionin e Vendedikut për draf-ligjin dhe presim që…

Lexo më Shumë

Afati për parashtrimin e listave të kandidatëve për Zgjedhjet Lokale 2017 përfundoi mbrëmë në mesnatë. Deri te Komisionet Komunale Zgjedhore (KKZ) grupet zgjedhore dhe partitë politike i kanë dorëzuara listat e kandidatëve. Pjesa më e madhe e kandidatëve për të cilët qytetarët do të deklarohen, partitë veç më i kanë publikuar në opinion. KKZ-ja në afat prej 48 orë nga pranimi i listave të kandidatëve konfirmon nëse ajo është parashtruar në afatin adekuat dhe nëse është përbërë në pajtim me dispozitat e Kodit zgjedhor. Parashtruesit e listave të kandidatëve kanë afat prej 48 orëve t’i largojnë parregullsitë, ndërsa KKZ-ja i…

Lexo më Shumë

Parlamenti do të debatojë sot për ligjin mbi pagën minimale, punëtorët e falimentuar, taksën radiodifuzive dhe konstatimin e numrit të nënkryetarëve të Kuvendit. Gjithashtu të marrin në konsideratë projektligjin për ndryshimin e Ligjit për studime mjekësore dhe zhvillimit të vazhdueshëm profesional të mjekëve, me procedurë të shkurtuar projektligji për ndryshimin e Ligjit për pagën minimale, me procedurë të shkurtuar Dorëyuar nga deputetët e shumicës, projektligji për sigurinë materiale të personave të papunë për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronësi dominuese të shtetit, parashtruar gjithashtu nga shumica dhe projektligji për ndryshimin e Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.. Në…

Lexo më Shumë

Prokuroria Speciale Publike dhe ekipi i prokurorëve sot do të prezentojnë raportin e katërt të punës së deritanishme. Raporti në fjalë është për punën e bërë në muajt mars-shtator, njofton Telegrafi. Në raportet tjera kanë shkruar se ka me mijëra dokumente dhe audio-inçizime të gjetura të cilat janë të mbushura me fakte për krim të organizuar në Maqedoni. PSP sipas ligjit të dakorduar nga katër partitë në Marrëveshjen e Përzhinos ka detyrim që të prezentoj raportin por jo edhe të spjegoj se pse dhe si janë futur në raport ato pjesë.

Lexo më Shumë