Viteve të kaluara në qytetin e Gostivarit u instaluan më tepër sisteme nëntokësore të vaditjes në hapësirat e gjelbëruara publike, kryesisht në parqe, bulevardet dhe rreth-rrotullimet në komunikacionin brenda qytetit. Vënia në përdorim i sistemeve vaditëse mundësoi që hapësirat e gjelbëruara edhe në temperaturat ekstreme të verës t’i rezistojnë tharjes.
Realizimi i sistemeve nëntokësore për vaditje u bë nga Ndërmarrja Publike për Parkingje dhe Gjelbërimi në bashkëpunim me Komunën e Gostivarit. Drejtori i Ndërmarrjes, Memetali Emro në prononcimin për Agjencinë e Lajmeve Flaka njofton që sistemi i parë u ndërtua tek parku i madh për të vazhduar pastaj edhe në pjesë të tjera të qytetit.
“Tek parku i madh i qytetit mund të themi se kemi mbuluar rreth 80 % të hapësirës me sistem nëntokësor për vaditje. Po ashtu, sisteme të vogla u instaluan edhe në rreth-rrotullimet e trafikut brenda qytetit. Me sisteme vaditëse tani kemi dy bulevardet e qytetit, respektivisht hapësirat e gjelbra që ndajnë kahjet e rrugëve. Sisteme vaditëse ndërtuam edhe në të dyja anët e shetitores. Do të vazhdojmë edhe në pjesët e ngelura dhe ku kemi planifikuar të ndërtojmë sisteme vaditëse”, shprehet Emro.
Rezultat i vënies në funksion të sistemeve vaditëse është mirëmbajtja e hapësirave të gjelbra. Emro thotë që jo që s’u thanë, por ato edhe në pikën e verës u rritën, bie fjala drunjt dekorativ përgjatë bulevardeve.

