Parlamenti do të debatojë sot për ligjin mbi pagën minimale, punëtorët e falimentuar, taksën radiodifuzive dhe konstatimin e numrit të nënkryetarëve të Kuvendit.
Gjithashtu të marrin në konsideratë projektligjin për ndryshimin e Ligjit për studime mjekësore dhe zhvillimit të vazhdueshëm profesional të mjekëve, me procedurë të shkurtuar projektligji për ndryshimin e Ligjit për pagën minimale, me procedurë të shkurtuar Dorëyuar nga deputetët e shumicës, projektligji për sigurinë materiale të personave të papunë për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronësi dominuese të shtetit, parashtruar gjithashtu nga shumica dhe projektligji për ndryshimin e Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele..
Në rend dite është dhe projektligji për ndryshimin e Ligjit për pagesën e pagave në vend, projektligji për ndryshimin e Ligjit për përmbarim, projektligji për lëshimin e kuponave, të gjitha me procedurë të shkurtuar paraqitura nga deputetët e opozitës.
Ligjvënësit do shqzrtojnë edhe projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim mes Qeverisë dhe Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe projektligjin për ratifikimin e Traktatit të Parisit.

