Kandidati për kryetar Komune në Dibër nga rradhët e Lëvizjes Besa z. Xhemail Çupi përmes postimit në rrjetin e tij social në Facebook ka reaguar në lidhjë me fjalimet e fushatës parazgjedhore që bënte z.Ruzhdi Lata vite më parë, ai ju kujton Dibranëve premtimet e (pa) relizuara të tij duke vlerësuar se përveç që shquhet si një orator i dalluar, shumçka nga ato që ka folur kanë mbetur vetëm një fjalim i bukur i tij.
Çupi pyet sërisht Kryetarin aktual sa prej këtyre intelektualëve angazhove si konsultant në kabinetin tuaj dhe pse i shpërfille ato kur reaguan për projektin e varezave?!
Video: https://www.facebook.com/xhemail.cupi.5/videos/10155654012200270/
“Dibra sot shtrihet në Tiranë, Kosovë, Shkup, ky potencial duhet rrikthyer dhe ti shërbejë Dibrës, përmes qëndrimeve, mençurisë, profesionalizimit që ata kanë, sepse ky qytet meriton pak më shumë , ky qytet duhet të ecë me hapat më të sigurta të dinjitetit kombëtar dhe të avancimi Europian.
..Dhe pyetën dikush se a mund të zhvillohet Dibra? Ne kemi mbi 100 të rinjë që punojnë dhe veprojnë në Shkup, nuk mundet në Diber?! Jo të vinë në Dibër, por të vinë të na mësojnë si punohet, të na mësojnë si investohet dhe zhvillohet, ata nuk janë ‘jabanxhi’ ata jane fëmijët tanë. Ai i kemi pyetur ndonjëherë e të ulemi të bisedojmë për të parë vizionin e tyre?! Kemi një ego të tepëruar në pikpamje ekonomike, un dijë gjithçka, dhe që nga ky momentë që dij çdo gjë, asgjë nuk dijnë, por punën e tij e dinë ekonomisti, juristi, arkitekti.. dhe kur të gjithë këta Komuna ti konsolidojë dhe bashkërisht të marrin qëndrime për Dibrën ajo do të jetë më e bukur, më e zhvilluar, më e pastër në kuptimin e plotë të fjalës, deklaron Lata në fjalimin e para ca viteve.
Për të dëshmuar dhe të kundërtën e opinjonit që ndan Lata në fjalimin e tij, qytetarja R.M. me punë dhe veprimari në Shkup ndan me Almakos një përvojë shumë të hidhur gjatë mikpritjes në zyrën e Kryetarit, ku përveç dëshirës që të shpallë tendencioze veprimtarine time, egos dhe mos tolerimit gjatë bashkëbismedimit poqese e kundërshton, me psikën që ai si i pari i Dibrës i takon të flet, më ka mbetur vathë në vesh pjesa ku ai më drejtohet ”do të flasësh ti apo une” dhe e përfundon baskëbisedimin e tij duke me shtuar se me ” BDI-në mediat tona sot flasin lirshëm”..u përcollëm nga Kryetari me një dashamirësi për ne Dibranet që s‘jetojmë këtu me një barcoletë për ”Pelat”, shton R.M./Almakos.com


