Në prani të mediumeve, Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi, sot ka lëshuar në përdorim ujësjellësin e ri të qytetit.
Ajo shoqërohej nga zv.Kryeministri i Qeverisë z.Hazbi Lika, stafi komunal dhe nga stafi i Kompanisë e cila ka realizuar projektin.
Projekti i ujësjellësit të Tetovës ishte një nga premtimet parazgjedhore të fushatës së vitit 2013 të Teuta Arifit. Faza e ndërtimit e këtij projekti ka zgjatur gjithësejt katër vite.
Në total është ndërtuar 22 kilometra rrjet ujësjellësi në kushte mjaftë të vështira atmosferike, duke pasur parasyshë zonën nga e cila përçohet rrjeti, praktikisht ndërtohet në bjeshkët e thella të Malit Sharr.
Dy vite punë intensive është bërë në ndërtimin e filter stacionit të ujit, si mekanizëm filtrues i ujit të pijshëm.
Kryetarja e Komunës së Tetoves, Teuta Arifi në deklaratën para gazetarëve theksoi:
Ajo që shihni sot këtu, është faza finale e përfundimit të punimeve të filter stacionit të rrjetit të ujësjellësit, e cila sot na mundëson që të lëshojmë në përdorim ujësjellësin e ri të ujit për pije.
Ne kemi pritur 20 ditë derisa kompania ndërkombtare e cila ishte pjesë me bankën botërore e ndërtimit të këtij stacioni të filtrimit, bëri testimin e plotë të filtrave, dhe 10 ditë tjera derisa Instituti për shëndet publik bëri analizat e kualitetit të ujit.
Dje u informuam edhe zyrtarisht nga ISHP se uji i cili është në përdorim nga sistemi i ri dhe sistemit të kaluar, është në kuadër të parapara për tu përdorur për pije, dhe mund të shfrytëzohet nga qytetarët e tetovës.
Dëshiroj që të shpreh kenaqësine time por edhe emocionin tim më të madh të ditës së sotme me faktin që arritem të përmbyllim një çështje të madhe, një hall të madh të qytetarëve të Tetovës dhe normalisht në të ardhmen të punojmë për projekte të tjera dhe jo më për çështjen e ujit të pijshëm të qytetit të Tetovës.
Stacioni i ri i filtimit është më moderni në Republikën e Maqedonisë, vlera e përgjithshme e investimit bashkë me rrjetin e ujësjellësit peshon 4.5 milion euro dhe nga ky investim sigurohen edhe 200l për sekond në rrjetin ujësjellësit.
Metëvërtetë sot është një ditë e veçant dhe një moment i veçant për mua dhe qytetarët e mi dhe shfrytëzoj rastin të ju them: Ju qoftë përhajr ujësjellësi i ri i qytetit, theksoi Arifi.

