Jo vetëm në Maqedoni, por edhe më gjerë, liria e informimit është e garantuar me Kushtetutë, por megjithatë e vazhdimisht ajo mbetet një çështje shumë e debatueshme. Mediat, e kryesisht punonjësit e tyre, përgjithësisht, për arsye të ndryshme nuk u shkojnë deri në fund kërkesave të tyre. Trysnia mbi gazetarin sa vjen e shtohet nga politika, politikanët, reklmadhënësit etj.
Ndodhia e fundit që nuk e kuptuam nëse duhet qeshur apo qarë nga elita e politikës sonë dhe kuadri i BDI-së ishte Kryetari aktual i komunës së Dibers z.Ruzhdi Lata.
Rasti i gazetares sonë D.K është shembulli më eklatant për presionin ndaj punëtorëve të mediave. D.K ishte një shembull reprezentativ për atë se si një kryetar Komune i kërkon ti cenzurojë tekstin gazetares sonë dhe të heqë deklaratën e z.Xhemail Çupi (Profesor dhe antar i Kryesisë Qëndrore tek Lëvizja Besa-Dibër). Ai shkon dhe më tej me tekat e tij duke i dhënë opsione gazeteres të zgjedhë mes një Kryetari Komune (i pari i katundit) apo nje aktivisti.
Sa keq, ishte botuar diçka që në moment nuk i konvenon establishmentit të tij politik duke e konsideruar Çupin si një kandidat dhe rival potencial në zgjedhjet lokale të 15 tetorit.
Në vend se t’i zgjidhin dallimet e tyre me anë të mjeteve të tjera siç është debati publik, shpalimi i projekteve konkrete dhe vizioneve, Lata harxhon kohë dhe meret me z.Çupi.
Koment: Më shumë respekt për ata që mendojnë ndryshe z.Lata!
Porosinë nga ju e morëm. Dhe ne e lexuam drejtë. Ju nuk keni për qëllim të merreni me shkrimin dhe thelbin e temës që trajton gazetarja jonë por me ‘lojra politikanësh’ dhe akuzon se është ajo që po ju bën ‘lojra gaztareske’. Ju doni të përbuzni dhe t’i nënçmoni gazetarët e bashkëpunëtorët e Almakos, ata që me vite dhe ndershëm i kanë shërbyer këtij profesioni. Andaj në mesazhin tuja, në vend se t’i nënvizoni të ‘pavërtetat’ që i themi për ju, silleni si ndonjë autoritet i lartë, që i përcakton medias sonë standarte se kush e meriton të jete me ju në po të njejtën temë!
Andaj, ju rekomandojmë që kur të krahasoni BDI–në dhe përfaqësuesit e saj si shembull i demokracisë me të cilin “Me BDI-në ne sot flasim lirshëm” (ashtu siç u deklaruat në intervistën e fundit në Almakos) mos ndërhyni dhe merreni me punën që bën gazetari. Gazetarët nuk jane kazanë që ju të hidhni dhe fshihni plehun tuaj, me çka do të qelbnin profesionin dhe parimet profesionale.
Dorën në zemer ti dhe e more mesazhin e fundit nga Dibranet në zgjedhjet e 11 dhjetorit…
Lexo: https://almakos.com/kufiri-mes-dibres-mbetet-nje-plage-per-dibranet
https://almakos.com/cupi-kryetari-aktual-te-realizon-premtimin-qe-e-ka-dhene-ne-fushaten-e-tij-fituese-qe-permes-pushtetit-qendror-te-nderton-terminalin-doganor
Retro
Rrikujojmë që në një intervistë për Almakos, Kryetari i Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata thotë se ky post kërkon përgjegjësi dhe duhet të përmbushen kërkesat e qytetarëve, të cilët e kanë sjellë në këtë detyrë, ndërkaq qytetarët Dibran edhe pse me hidrocentralin e tyre kane probleme me ujin, funksionimin e kanalizimeve, pompat për vatidje, deponinë e eger, emrin e shkollës së mesme ‘Zdravko Çoçkovski’ dhe një sër problemesh të tjera.
I zëshëm me reagimet e tij ka qene dhe ambientalisti Bardhyl Marku i cili gjeti kohe dhe në një intervistë për Almakos përmendë edhe objektet pa leje të cilat janë ndërtuar në brengun e liqenit duke uzurpuar prona në pronësi shtetërore dhe thotë se nëse shitja e tyre do të bëhej konform ligjit për shitje të pronës në pronësi shtetërore dhe konform planit urbanistik të rri situata për pushtetin vendor do ishte shumë më e volitshme pasi tokat e uzurpuara nuk do shiteshin për 1 euro m2 por vlera me ulët nuk do ishte në 25 euro për m2, duke mos harruar të përmendet se në atë çmim 1 euro për metër katror komuna ka obligim ndërtimin e infrastrukturës (rrugët, ujësjellësin dhe kanalzimin, rrymën e elektrike dhe të tjera). Është shume qartë se shitja e tokave të lartë përmendura në pronësi shtetërore pemës ankandit publik do kishte dom kishte një impakt shumë të madh pozitiv në buxhetin e komunës.
Ai mohon se këto toka janë prona private, por toka të uzurpuara sipas marrëveshjes nga struktura politike, që udhëheqin komunën..
/Almakos. com


