NGSHTOHET RRETHI I FITORES SË REHATSHME PËR TEUTA ARIFIN
Personi qe me sukses para ca vitesh drejtoi ndërmarrjen Geo Inxhiniering të Tetovës, kur edhe bashkë me kreun e komunës së Tetovës Hazbi Lika, bënë edhe ndryshimet më të mëdha të qytetit, dhe më pas edhe si drejtues i suksesshëm i Makedonia Pat, tanimë do garoj për dicka më të madhe, për të drejtuar komunën e Tetovës pas zgjedhjeve të tetorit, duke kandiduar kështu, si kandidat i pavarur për kryetar të komunës së Tetovës. Fjala është për personin Hajrulla Hasanin, një inxhinier i suksesshëm dhe plot kredo në qytetin e Tetovës. Hasani kësaj radhe ka vendosur që, kontributin e tij që filloi ta jep bashkë me kryetarin e dikurshëm Hazbi Lika, tanimë ta vazhdojë si njeriu i parë i komunës, por duke mos marrë ngjyrë nga asnjë parti politike, por duke garuar si i pavarur.
Hasani, këtë vendim e ka marrë pas inicimit nga disa intelektual të Tetovës, të cilët kanë kërkuar nga ai që të kandidojë si i pavarur për kryetar të komunës, me qëllim që, të vazhdojnë ndryshimet reale në favor të Tetovarëve, pas dështimeve të shumta si të ish kreut Sadi Bexheti, po ashtu edhe të kryetares aktuale Teuta Arifi.

