Qeveria e re në Maqedoni pati premtuar zbardhjen e rasteve të montuara gjyqësore ndaj shqiptarëve, por deri më tani asgjë nuk është bërë në këtë drejtim.
Xhem Llamallari i njohur si komandant Baruti thekson se LSDM-ja po thirret në koncept qytetar, por se realiteti në terren dëshmon të kundërtën.
“Koncept qytetarë: U liruan nga burgu: Zoran Bozhinovski, Velija Ramkovski, Ljube Boshkovski, pritet të lirohen Jovani, Gorani, Tarzani e Hajvani.
Kurse Shqiptarët mbeten aty ku i dënoi shovenisti Gruevski, kurse po i mban kryeshovenisti Zoran Zaev. Keq do përfundoni!”, është shprehur Baruti. /Ina

