Author: Rilinda

Delegacioni i Maqedonisë i kryesuar nga zëvendësministri I Mbrojtjes Bekim Maksuti sot në bazën “Shina” në afërsi të Larisas, Greqi, do të marrë pjesë në solemnitetin me rastin e pranim-dorëzimit të detyrës komandant i Brigadës së Evropës Juglindore (SEEBRIG) dhe në pranim-dorëzimin e presidencës me South East Defence Ministerial (SEDM) iniciativa për bashkëpunim në Evropën Juglindore. Siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, në solemnitet është paralajmëruar prania e delegacioneve nga shtetet anëtare të SEEBRIG – Shqipëri, Bullgari, Greqi, Rumani, Maqedoni, Turqi dhe nga BeH si vend vëzhgues. South East Defence Ministerial është proces i bashkëpunimit midis ministrive të mbrojtjes të vendeve…

Lexo më Shumë

Qeveria në seancën e djeshme të 24-të e miratoi Informacionin për realizimin e projektit për formimin dhe mbështetjen e kooperativave bujqësore. Me realizimin e projektit mundësohet zhvillim i ekonomive bujqësore, të cilat përmes nxitjes së shoqatës ekonomike në kooperativat bujqësore, me pjesëmarrje të përbashkët në prodhimtari, shitje dhe plasman të prodhimeve të tyre, do të kenë mundësi për përforcimin e rolit të tyre në treg, për rritjen e konkurrencës dhe efikasitetit në punë dhe për rritjen e të ardhurave individuale të fermerëve.

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë përgjegës për Çështje Evropiane Bujar Osmani, së bashku me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikolovski, do të vizitojnë Laboratorinë shtetërore fitosanitare, pajisja dhe modernizimi i së cilës është realizuar me mjetet e IPA-s. Vizita do të realizohet në hapësirat e institutit për Bujqësi pranë Fakultetit të Bujqësisë në Shkup, Pas takimit deklarata për media do të jep zëvendëskryemninistri Osmani dhe ministri Nikollovski.

Lexo më Shumë

“Pas vënies së zjarrit në Xhaminë e Larme të qytetit, shkollës Kirili dhe Metodij dhe deponisë së Qytetit, në agjendën e piromanëve patologjik ka qenë Gjimnazi “Kirili dhe Metodij”, thuhet në kumtesën e Tetovës. Dje, rreth orës 15:00, Njësia Territoriale Kundër Zjarrit e kryesuar nga komandant Uka Aliti ka arritur në kohë të intervenojë me çka është bërë i mundur lokalizimi dhe likuidimi i tërësishëm i zjarrit. Luten qytetarët që në rast të njohjes, ti denoncojnë këta persona të cilët rrezikojnë jetën qytetarëve”, thuhet në kumtesën e Komunës së Tetovës.

Lexo më Shumë

Anëtarët e Qeverisë së Maqedonisë, dje, njëzëri e kanë pranuar nevojën për përgatitjen e strategjisë kombëtare për bashkëpunim me diasporën (2018-2023). Qeveria ka angazhuar shumë ministri dhe organe shtetërore në afat prej 10 ditëve për të dorëzuar emërime deri te Kabinei i ministrit Edmond Ademi për anëtar dhe zv.anëtar për grupin punues për përgatitjen e kësaj strategjie për bashkëpunim me diasporën. Në propozimin e Ministrisë për Punë të Jashtme, Qeveria dje solli konstatimin deri te Kuvendi i Maqedonisë për të dorëzuar Propozim-ligjin për ratifikimin e marrëveshjes nga Parisi, e cila ka të bëjë me ndryshimet globale klimatike dhe emetimet e…

Lexo më Shumë

Për shumën e 305.700 denarë pa TVSH ose rreth 5 mijë euro, Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) ka shpallur thirrje publike për blerjen e vazove të luleve dhe luleve si dhe mirëmbajtjen e tyre gjatë tërë vitit. Bëhet fjalë për vazo të luleve për hapësira të brendshme dhe të jashtme, mbjelljen e luleve nëpër vazo dhe në natyrë dhe për mirëmbajtjen e tyre. Kriteri për ndarjen e marrëveshjes është oferta më e lirë. Gjatë procedurës do të përdoret ankand elektronik, ndërsa ofertat mund të dorëzohen më së voni deri më 15 shtator, përcjell Telegrafi.

Lexo më Shumë

Me mbjelljen e drurit dhe lexim poetik për nder të fituesit të “Kurores së artë” – Çarls Simiq, sot në Strugë do të fillojë festivali “Mbrëmjet strugane të poezisë, i cili do të zgjat deri më 28 gusht. Hapja zyrtare e edicionit të 56-të të festivalit është sonte në ora 20:30 në pllajën e Shtëpisë së poezisë me lexim poetik ndërkombëtar “Meridiane poetike”. Përmbajtjet e festivalit do të vazhdojnë gjatë pesë ditëve të ardhshme, kur do të mbahet simpoziumi “E humbur/e gjetur në përkthimin”, portretet e laureatëve të sivjetshëm – fituesi i “Kurores së artë” Çarls Simiq dhe laureati për…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot duhet të bisedojnë me telefon për ngjarjet e fundit në marrëdhëniet midis Beogradit dhe Shkupit dhe tërheqjes së tërë personelit nga Ambasada e Serbisë në Maqedoni. Nga kabineti i presidentit të Serbisë për mediat serbe konfirmuan se biseda telefonike Vuçiq-Zaev është caktuar për sot në mesditë në orën 12:00. Shefi i diplomacisë së Serbisë Ivica Daçiq dje paralajmëroi se edhe përmes telefonit do të bisedojë me kolegun e Maqedonisë Nikolla Dimitrov, ndërsa është planifikuar edhe takim i kryeministres serbe Ana Bërnabiq me kryetarin e Qeverisë së Maqedonisë, Zaev,…

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite vranësirat do të zvogëlohen. Do të fryjë erë e forcuar e kohëpaskohshme kryesisht veriore para së gjithash në Luginën e Vardarit dhe drejt lindjes. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej nëntë deri në 18 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 19 deri në 29 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme. Do të fryjë erë e kohëpaskohshme veriore. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 16 gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 27 gradë Celsius.

Lexo më Shumë

Gazetari dhe publicisti Baton Haxhiu ka goditur ashpër qeverinë e re në Maqedoni, veçmas Kryeministrin Zoran Zaev dhe Kreun e BDI’së Ali Ahmeti. Haxhiu në një shkrim autorial ka thënë se me Zaevin dhe Ahmetin në Maqedoni nuk do të ketë as shtet as dygjyhësi. Haxhiu ka theksuar se Aliu dhe Zaev as që po tregojnë guxim që të ndërrojnë temën e dialogut nacional. Të mundësojnë ndërtimin e një Maqedoninë të re, Maqedonie të emrit të ri dhe të realitetit të ri shoqëror dhe gjuhësor. “Analfabetizmi më i keq nga të gjitha llojet është analfabetizmi politik. Është një përshtypje që…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev më datë 26 të këtij muaji do të merr pjesë në takimin joformal të kryetarëve të qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, kushtuar integrimit rajonal, që do të mbahet në Durrës, kumtuan nga pres-shërbimi qeveritar. Krahas kryeministrave të shteteve nga rajoni, do të marrin pjesë edhe komisari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johanes Han dhe nënkryetari i Bankës Botërore për Evropë dhe Azinë Qendrore, Siril Miler. Në takimin në Durrës, homolog i të cilit është kryeministri shqiptar Edi Rama, do të mbahen disa sesione punuese me tema të lidhura me bashkëpunimin…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Maqedonisë për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i Financave, Dragan Tavdovski, në një konferencë të përbashkët për media, njoftuan se “qeveria ka në plan për të përgatitur një master plan të ri që do të ndahet në tri faza për përdorimin më efikas të IPA fondeve”. Osmani para gazetarëve theksoi se IPA fondet për këtë vit nuk janë të programuara plotësisht, përkatësisht 150 milion euro apo 25 për qind e mjeteve të cilat ishin vënë në dispozicion për Maqedoninë nuk janë shfrytëzuar dhe të njëjtat do t’i kthehen Bashkimit Evropian (BE). “Pikërisht në këtë kuptim…

Lexo më Shumë