Instituti ZIP si nismëtarë dhe organizues edhe sivjet do të promovojë për një muaj rresht rrushin e Bojanës të Shkupit, manifestimi do të mbahet më datë 8 shtator 2017, në Qendrën e Bojanës dhe do të fillojë nga ora 13:30.
Pas suksesit të vitit të kaluar, dhe jehonës pozitive që ngjalli ky manifestim në opinionin e gjërë, sivjet këtë festival e mendojmë më të madhë dhe më përmbajtësorë. Tanimë përveç promovimit të rrushit, ky manifestim paraqet pikëtakimin e vetëm të bujqëve me bizneset e mesme, mërgimtarëve dhe vendasve, traditës dhe kulturës, thuhet në informimin e ZIP Institutit.

