VMRO-DPMNE-ja sot përmes një kumtese akuzoi se Qeveria e LSDM-së nuk i ka përmbushur premtimet e dhëna para qytetarëve dhe vetëm ka arritur ta fusë në borxh shtetin.
Në kumtesë theksohet se ministri i Financave çdo ditë shpall ankande të letrave shtetërore me vlerë, ndërsa qytetarët nuk kanë kurrfarë benefiti nga kjo.
“Qytetarët nga kjo qeveri për më pak se 3 muaj nga reformat kanë parë vetëm borxhe. Ministri i Financave Tevdovski deri më tani e ka fut në borxh Maqedoninë me 334 milionë euro, në bazë të parave të tërhequra nga rezervat devizore dhe letrat e dhëna me vlerë. Ekspertët e LSDM-së për këto 80 ditë në nivel ditor e fusin në borxhe shtetin për pothuajse 4.175.000 euro”, shkruan VMRO-DPMNEj-a.
Prej atje theksojnë se qytetarët kanë të drejtë të dinë ku shkojnë paratë e tyre dhe pse shteti hyn në borxhe me po aq shuma të parave.
Data 27.08.2026
Aktuale
- Privohet nga liria 48 vjeçari nga Kumanova, dyshohet se sulmoi djalin e mitur dhe tentoi të sulmonte edhe bashkëshorten
- Si paraqitet situata nga zjarret në Shqipëri/ 5 vatra aktive, angazhohen edhe 2 helikopterë
- Logos-A sjell librin e ri të Fahrettin Altun: “Teoria e modernizimit: Një hyrje kritike”
- Sulm me makinë ndaj turmës së njerëzve në Francë, 2 të vdekur
- FOTOLAJM/ Pankartat ironike që vijnë nga protesta e 89-të për arrestimin e Agasit: Tërhiq këmbën zvarrë, Balluku prangat i ka gati!
- E harruan Hatixhen? Nusja e re në familjen e Jasharit iu mori zemrat
- “Në pranga, jo vetëm Ergys Agasi”/ Protesta e 89-të, qytetarët kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Ballukut!
- Aksident tragjik në Fushë-Krujë/ Makina përplaset me murin e një banese dhe përfundon në kanal, humb jetën 62-vjeçari


