Revista e njohur botërore Global Banking & Finance Review, Halkbank AD Skopje i dha çmimin për „Bankën më të mirë për ndërmarrje të vogla dhe të mesme në Maqedoni për vitin 2017 “.
Global Banking & Finance Review është revistë e famshme onlajn dhe e shkruar e që është themeluar si rezultat i nevojës së shtuar për informim objektiv dhe sigurimin e lajmeve informative cilësore, të pavarura dhe në kohë në kuadër të komunitetit financiar.
Bashkëpunëtorët me përvojë të kësaj reviste e sigurojnë këtë cilësi dhe kryejnë analiza të detajuara duke i furnizuar lojtarët e mëdhenj dhe figurat kyçe me informacionet më të reja në kuadër të sektorit financiar.
Shpallja e Halkbank AD Skopje për Bankën më të mirë për NVM në Maqedoni për vitin 2017 është edhe një dëshmi për kualitetin e shërbimeve që ofron Banka dhe kontributi i saj në sigurimin e mbështetjes përkatëse për njërin prej nxitësve më të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik të një vendi, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Marketing strategjia progresive dhe e suksesshme që Banka e zbaton ndër vite kontribuon në rritjen e vazhdueshme të portofolit kreditor të NVM dhe kredive korporative, me çrast në fund të vitit 2016 shuma e përgjithshme e kredive të arkëtuara ndërmarrjeve arriti shifrën prej 271,2 milionë euro duke shërbyer gjithsej 1.215 ndërmarrje. Nga ky numër, 48 janë klientë të mëdhenjë korporativë që shfrytëzojnë kredi në shumë prej 125,6 milionë euro, ndërsa 1.167 ndërmarrjet e tjera janë të vogla dhe të mesme me gjithsej kredi në shumë prej 145,6 milionë euro.
Aktivitetet e përditshme të Bankës, madje edhe planet strategjike kanë pasur objektiv nxitjen e ndihmës dhe mbështetjes së ekonomisë të Maqedonisë, duke siguruar mjete dhe resurse për një Maqedoni produktive. Për këtë flasin edhe raportet e shumta të vendosura me institucione financiare ndërkombëtare përmes së cilave Banka siguron fonde zhvillimore për mbështetjen e ekonomisë nacionale. Duke i falemnderuar bashkëpunimit shumëvjeçar me institucionet më të mëdha ndërkombëtare financiare, Halkbank AD Skopje shfrytëzon më tepër linja kreditore që kanë qëllime të ndryshme dhe qëllime zhvillimore.
Në bashkëpunim me BMMZH, Halkbank siguron dy linja kreditore për financimin e nevojave për kapital themelor dhe xhirues për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të regjistruara në RM dhe projektet prioritare, siç janë: linja kreditore ngaBanka evropiane për investim (BEI) dhe KFW. Përmes Bankës evropiane për rindërtim dhe zhvillim (BERZH), Halkbank siguron mjete të volitshme për personat juridikë me transkacione tregtare-financiare (eksport-import të mallit tregtar).
Nga ana tjetër, si rezultat i bashkëpunimit shumëvjeçar me Fondin evropian për Evropën Juglindore (EFSE), Halkbank AD Skopje ofron produkte të strukturuara në mënyrë adekuate për financimin e projekteve investuese të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe produkte për banim, të dedikuara për persona fizikë.
Si kompani me përgjegjësi shoqërore, e cila kujdeset për mjedisin jetësor, Halkbank në bashkëpunim me Fondin GGF në tregun vendas siguron mjete me kushte të volitshme për financimin e eko-projekteve, respektivisht projekte nga fusha e efikasitetit energjetik dhe burimeve të rinovueshme të energjisë. Produktet eko-kredituese janë të rëndësisë së madhe për ruajtjen e mjedisit jetësor. Ato shfytëzohen për financimin e projekteve efikase energjetike në ndërmarrjet maqedonase dhe amvisëritë maqedonase me qëllim të reduktimit të konsumit të energjisë, si dhe investime në bujqësi.
Të gjithë këto informacione dhe numra flasin për suksesin e Bankës dhe e konfirmojnë vizionin e Bankës „të jetë bankë kryesuese regjionale për NVM e cila është e aftë ti përmbushë të gjithë kërkesat e bankingut univerzal, në ndërkohë duke afirmuar prezencën e fuqishme në shërbimet në domenin e popullsisë “.
Paralelisht me këto aktivitete, Halkbank në mënyrë të vazhdueshme investon në drejtim të përmirësimit dhe lehtësimit të shërbimeve të qytetarëve. Investimet për vitet e kaluara përbëhen nga investimet në teknologji pa kontakt, investime në bankingun elektronik tërësisht të ri dhe bankingun mobil për persona juridikë dhe fizikë, aplikimin onlajn, investime në sistemin ERP dhe shumë procese të tjera, me qëllim thjeshtësimin e transakcioneve të përditshme bankare të klientëve, duke siguruar nivel të lartë të sigurisë.
Ky çmim do të jetë shtytje plotësuese për Halkbank AD Skopje që të vazhdojë të punojë si partner profesional i ndërmarrjeve korporative dhe të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në vend dhe të vazhdojë të punojë në drejtim të rritjes së kënaqësisë së klientëve. Ne si Bankë, gjithmonë jemi në dispozicion për klientët tanë. Bashkë me ekipin tonë profesional dhe të përkushtuar dhe sistemin e fuqishëm të ushëheqjes me Bankën, vazhdojmë ti zgjerojmë marrëdhëniet me NVM-të dhe klientët korporativë dhe bashkarisht të zhvillojmë mundësi të reja.

