Siç mëson jozyrtarisht Gazeta Koha, mbrëmë pas shumë konsultimeve brenda partisë së BDI, me propozim të kryetarit Ali Ahmeti, si kandidat i kësaj partie për kryetar të Komunës së Çairit është vendosur të jetë Visar Ganiu. Aktualisht Ganiu është zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës.
Author: Rilinda
Prokurorja Liljana Spasovska do të jetë në karrigen e kryeprokurorit të përgjithshëm të Maqedonisë, deri në zgjedhjen e drejtuesit të këtij institucioni. Kjo prokurore është e njohur për rastin “Monstra”, pasi që ajo e përfaqëson Prokurorinë e Përgjithshme para Gjykatës Supreme, ku seancat u prolonguan disa here. Këshilli i Prokurorëve Publik javën e ardhshme duhet të marrë vendimin për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, pas shkarkimit të Marko Zvërlevskit nga ana e Kuvendit. Siç bëhet e ditur nga burime të prokurorisë për Ina, si zëvendësues i përkohshëm flitej prokurori Xhelal Bajrami, por më në fund është vendosur për Spasovskën.
Agjencia për zbatimin e gjuhës shqipe, që do të jetë kompetente për standardizimin dhe përdorimin e njehsuar të gjuhës, është institucioni që pritet të themelohet si pjesë e Ligjit për gjuhën shqipe dhe të miratohet nga Parlamenti. Përveç përcaktimit në ligj në vija të përgjithshme të mënyrës së funksionimit, nuk ka asnjë informacion më konkret dhe as përfshirje të institucioneve të tjera akademike, katedrave, instituteve e të tjera. Gjithçka duket se do të mbetet në Qeveri, e cila pritet të merret me formimin e grupeve të punës, emërimet, e të tjera. Themelimit të kësaj Agjencie, i paraprin vetëm ideja e…
Strukturat në formim e sipër të LSDM në Likovë duan të theksojnë se hapja e kufirit është projekt i përbashkët qeveritar ku rol kryesor ka pasur LSDM në krye me Zoran Zaev. Ky projekt nuk është projekt partiak I BDI ashtu siç reklamohen zyrtarë të kësaj partie, ka shkruar në murin e tij në facebook, iniciatori për themelimin e degës së LSDM në komunën e Likovës, Hadi Osmani. Reagimi i tij vjen shoqëruar me foton e zv/kryeministrit për eurointegrime, Bujar Osmani, i cili kishte folur për këtë projekt të hapjes së pikës kufitare dhe realizimin e tij.
”Njohja e dinjitetit të lindur dhe e të drejtave të barabarta e të patjetërsueshme të të gjithë anëtarëve të familjes njerëzore është baza e lirisë, drejtësisë dhe e paqes në botë”-është një paragraf i Konventës mbi të Drejtat e Fëmijëve,të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara më 20 nëntor 1989, kundër të tjera thotë:”Në bazë të kësaj konvente specifikon se: “ Shtetet Palë angazhohen të respektojnë të drejtat e përmendura në këtë Konventë dhe t’ia garantojnë ato çdo fëmije, që përfshihet në juridiksionin e tyre, pa asnjë lloj dallimi, pavarësisht nga raca, ngjyra, gjinia, gjuha,…
Sipas të dhënave statistikore të Agjencisë për Punësim të Republikës së MAqedonisë (APRM) në tregun e punës ka nevojë për mbi 8.100 punëtorë nga profesione të ndryshme, më së shumti ato me arsim profesional. Pagat në konkurse qëndrojnë identike te të gjithë punëdhëndësit – 10.800 denarë, aq sa është paga minimale aktuale. ‘Gjendja duhet të ndryshojë. Punëdhënësit duhet të kuptojnë se nuk mund të vazhdojnë me dhënien e pagave aq të ulëta. Me këtë vazhdim nuk do të ketë punëtorë, madje në disa sektorë veçmë ballafaqohen me këtë problem’, tha Rade Nenadiç nga Agjencia për ndërmjetësim në punësim. Ekspertët rekomandojnë…
Sot në Ohër do të mbahet Maratona e 31-të tradicionale e notit në Liqenin e Ohrit dhe sivjet do të ketë fond të përforcuar për pjesëmarrësit pas vendimit të Agjencisë për të rinj dhe sport. Edhe këtë vit do të jemi dëshmitarë të gatishmërisë fizike dhe psiqike të garuesve të cilët në ujërat e Liqenit të Ohrit do të manifestojnë shpirtin garues, fair play-in dhe dëshirën për sukses. Për shkak të situatës dhe ngjarjet e fundit në lidhje me Maratonën e Ohrit, këtë vit, Agjencia për të rinj dhe sport vendosi të ndajë shumë dyfish më të madhe financiare me…
Edhe këtë fundjavë pjesë e qytetarëve të Maqedonisë do t’a përdorin për udhëtime drejt plazheve të detit Egje në Greqi. Derisa në anën e Maqedonisë në kufi nuk ka kolonë të pritjes te vend kalimi kufitar Bogorodica, nga ana greke Evzoni është krijuar kolonë më e gjatë e automjete dhe ka një ngecje të vogël të komunikacionit. Në suaza të komunikacionit brenda vendit nuk ka probleme dhe ngecje. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë qyteteve është mesatar. Në vend kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje apo dalje nga vendi, informon LAMM.
Organet udhëheqëse të Radio Televizionit të Maqedonisë dhe Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale do të zgjedhen pas miratimit të propozim-ndryshimeve në Kuvend. Nga Qeveria për Makfaks thonë se në vazhdë është debati për propozim-ligjin për shërbimet mediatike audio dhe audiovizuale, që do të mundësojë forcimin e pavarësisë dhe kapacitetin e rregullatorit medial. “Në kuadër të planit 3-6-9 janë paraqitur reformat urgjente prioritare për përshpejtimin e integrimeve euro-atlantike, ndërsa në pjesën e mediumeve parashihen disa masa me të cilat do të sigurohet lirimi i mediumeve nga çdo ndikim”, thonë nga Qeveria. Në seancën e gjashtë të Kuvendit në rend…
Që nga vitet e rinisë sime më është bërë zakon të shkruaj e të mbledh thënie të mençura të njerëzve të shquar. Ky huq nuk më është ndarë edhe sot e kësaj dite. Shkrimtarë, filozofë, artistë, politikanë kanë shqiptuar në momente të caktuara thënie që kanë mbetur të pashlyera për shekuj me radhë. Midis politikanëve shqiptarë më ka tërhequr dhe kam ndjekur me shumë vëmendje Arbën Xhaferrin, të cilin e kam veçuar nga politikanët e tjerë për vizionin dhe mençurinë e tij të spikatur, thotë Fatmir Shehu. Në vijim po ju përcjell disa nga shprehjet e tij, të cilat mendoj…
Zjarri që dje rreth orës 15:20 minuta shpërtheu në një shtëpi të vjetër të braktisur në Zhelinë në të cilën nuk ka jetuar askush, në pronësi të Z.E. (73) nga ky fshat i Tetovës ka shkaktuar dëm prej rreth 120.000 denarëve, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë Marjan Josifovski. “Zjarri ka shpërthyer në garazh ku është djegur një traktor ‘Leiland’, pronë e një familjari të pronarit të shtëpisë, si dhe disa dyer dhe dritare druri të cilat ishin lënë në objekt. Me intervenimin e zjarrfikësve të Tetovës zjarri për një kohë të shkurtër është lokalizuar. Është kryer ekspertizë, ndërsa dëmi i…
Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Shkup paralajmëron regjim të veçantë komunikacioni për shkak të ndeshjes së sotme mes Vardarit dhe Fenerbahçes, e cila do të luhet në stadiumin “Filipi II” në Shkup. Prej orës 14 do të mbyllet një pjesë e rrugës “Aminta II”, në shtegun prej udhëkryqit me “Jordan Xhinot” deri tek stadiumi i qytetit. Në stadium do të lëshohen vetëm makinat me leje të veçantë. Pasdite do të ndërmerren masa për pastrimin dhe zhvendosjen e makinave të cilat kanë qenë të parkuara rreth stadiumit. Policia apelon që gjithë pjesëmarrësit në stadium do të respektojnë rregulla, ndërsa nëse…

