Kuvendi i Maqedonisë po përballet me pengesa të shumta në funksionimin e tij, për shkak të debateve maratonike nga fjalimet dhe ndërhyrjet procedurave nga deputetët e opozitës maqedonase. Debati për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm, Marko Zvërlevski po zgjatë më shumë se dy javë, ndërsa rreth tre javë ka zgjatur edhe debati për rishikimin e buxhetit. Kuvendi u bllokua edhe gjatë konstituimit të tij, që çoi madje edhe në dhunë fizike pas aktit të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, shkruan REL. Pengesa të tilla priten edhe në të ardhmen, bazuar në praktikën e deritanishme të veprimit të VMRO-së së ish-kryeministrit…
Author: Rilinda
Sektori civil mund të jetë i financuar nga Buxheti i shtetit, thonë përfaqësuesit e OJQ-ve. Por, thonë se edhe kushtet sipas të cilave do të merren këto të holla duhet të jenë të qarta, transparente dhe të hollat të shkojnë tek organizatat që do t’i plotësojnë kërkesat e dhëna. Kërkohet që edhe Kodi i praktikave të mira, sipas të cilit ndahen të hollat, të bëhet obligim ligjor, e jo të jetë veç rekomandim, si tani. Partitë, për këto propozime, tani për tani pa përgjigje konkrete, shkruan SCOPP. Për më shumë ndiqeni videon: https://www.youtube.com/watch?v=9r2FlIEfe9M
“Anëtarët e Komisionit Shtetëror për parandalimin e korrupsionit dje u kthyen nga pushimin vjetor dhe filluan me punë”, deklaruan për Agjencinë e lajmeve “Meta” nga Antikorrupsioni. Në rendin e ditës së tyre do të duhej të gjendet edhe kërkesa nga deputetët e VMRO-DPMNE-së. Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit të jep interpretim për aplikimin e nenit 8-të nga Kodi Zgjedhor, i cili në kohën e shpalljes së zgjedhjeve, në rast se zgjedhjet lokale ndalojnë procedura për punësimin e personave të rinj ose procedurat për përfundimin e punësimit në institucionet shtetërore dhe publike. VMRO-DPMNE kërkon të stopojë debati në Kuvend për…
Universiteti i Tetovës (UT) i ka mbyllur studimet e disperzuara në Shkup, pasi që për këtë vit nuk ka hapur regjistrim për studentë të rinj. Studentët të cilët aktualisht ndjekin studimet në UT në Shkup, shfaqin shqetësim lidhur me vitin e ri akademik, pasi që ende nuk dihet fati i tyre se a do vazhdojnë të njëjtët në Shkup apo do të transferohen në Tetovë. Shqetësim kanë edhe maturantët të cilët këtë vit akademik kanë më pak zgjedhje lidhur me llojllojshmërinë e drejtimeve, shumica e tyre ankohen se Universiteti Nënë Tereza nuk ka ato drejtime që kishte UT, shkruan Poralb.…
Shumica e policëve që do të pranohen në konkursin vijues, 360 prej tyre do të sistemohen në Sektorin e Punëve të Brendshme në Shkup ndërsa 140 policët tjera do të sistemohen në Manastir, Ohër, Strumicë, Tetovë, Shtip, Kumanovë dhe Veles. Zv.ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, apeloi që deri të shtunën kur edhe skadon afati, policët e rinj të papunësuar të aplikojnë në konkursin për pranimin e 500 policëve. Ai garantoi se edhe në këtë konkurs do të ruhet përfaqësimi i drejtë i shqiptarëve. “Do të theksoj se drejtuesit e Ministrisë së Brendshme kanë një qasje korrekte institucionale dhe…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) kumtoi se prej dje janë publikuar rezultatet përfundimtare nga afati i dytë i pranimit nga konkursi për pranim të nxënësve në konvikte në Republikën e Maqedonisë për vitin shkollor 2017/2018. Rezultatet përfundimtare nga konkursi për pranim të nxënësve në konvikte janë të qasshme në https://goo.gl/7tW7Nn.
Maqedoni do të vazhdojë sot me programin e saj të huamarrjes nga kreditorët e brendshëm, përmes ankandit të letrave shtetërore me vlerë. Shuma që do të futet në borxh te kreditorët vendorë, banka dhe kompani sigurimi është prej 2 miljardë dhe 750 milionë denarë ose në vlerë prej 44.7 milionë euro, e publikuar në faqen e internetit të Ministrisë për Financa. Në ankand do të nxirren letra me vlerë 12 mujore, si edhe 5 dhe 15 vite bono thesari. Të nesërmen, respektivisht më 16 Gusht, Maqedonia duhet të kthehejë 32.5 milionë euro, borxh i vjetër.
Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, përgjegës për Çështje Evropiane Bujar Osmani, do të realizojë mëngjes pune me ambasadorët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në takim janë ftuar ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Republikës së Kosovës, Republikës së Malit të Zi dhe Republikës së Serbisë. Në këtë takim të parë nga një sërë takimesh koordinative të parapara me ambasadorë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, do të diskutohen temat siç janë: Strategjia e zgjerimit të BE-së dhe cikli i ardhshëm i Raportit të KE-së për këta vende, marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore, Procesi i Berlinit dhe bashkëpunimi rajonal…
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë Nikolla Dimitrov prej sot e deri më 17 gusht do të qëndrojë për vizitë pune në Mbretërinë e Danimarkës, Mbretërinë e Suedisë dhe Republikën e Finlandës. Siç kumtoi MPJ-ja në kuadër të turneut rajonal, Dimitrov kolegëve të tyre nordikë do t’ua prezantojë prioritetet strategjike të Qeverisë së re reformiste, të orientuara drejt kthimit të perspektivës evropiane dhe euroatlantike të Republikës së Maqedonisë dhe qytetarëve të saj. Theks i veçantë në bisedat do të vendoset në sigurimin e ndihmës sa është e mundur më të madhe nga demokracitë miqësore nordike, për zbatimin…
Moti në Maqedoni pritet të jetë me diell dhe vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare veriore, posaçërisht në pjesët lindore dhe përgjatë Vardarit. UV indeksi do të jetë 8. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 9 deri në 16 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 25 deri 34 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare veriore, posaçërisht në pjesët lindore dhe përgjatë Vardarit. Temperatura e mëngjesit do të jetë deri në 14, ndërsa ajo e ditës deri në 31…
VMRO-DPMNE nuk pranon të flasë për shkarkimin e Marko Zvërlevskit, por insiston që në Kuvend të flitet për zjarret dhe Marrëveshjen e fundit të Maqedonisë me Bullgarinë, shkruan gazeta Lajm. Debati ka kaluar konfrontime personale mes deputetit Ilija Dimovski dhe kryeparlamentarit Talat Xhaferi. Ilija Dimovski, nga VMRO-DPMNE ka kërkuar nga kryeparlamentari Talat Xhaferi të mos moralizojë por të kujtojë sjelljen e tij në Kuvend kur bllokonte, duke recituar poezi dhe duke heshtur. Kryeparlamentari Xhaferi i ka rekomanduar Dimovskit të mbarojnë me pikën për shkarkimin e Zvërlevskit dhe pastaj të flitet për çështje tjera, si zjarret, Marrëveshja me Bullgarinë apo deponitë…
Mëngjesin e sotëm para dyerve të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM) ka ndodhur dramë e vërtetë, kur drejtori i ri i LSM-së, Darko Dimovski, me punëtorët e tij erdhi për ta marrë funksionin e ri nga udhëheqësi i deritanishëm i sindikatave, Zhivko Mitrevski. Me vendimin në dorë, Dimovski ka tentuar që të futet në zyrën e LSM-së, me çka është ndaluar nga vartësit e Mitrevskit dhe është thyer edhe xhami i derës hyrës. Më pas për të qetësuar situatën ka intervenuar edhe policia. Pas një kohe para dyerve u paraqit edhe Mitrevski, i cili kërkoi disa orë që t’i…

