Lidhur me paralajmërimet e kryetarit të Kumanovës Zoran Damjanovski për vënien e një pllake përkujtimore kushtuar “Branitellave” në parkun e ri të qytetit, grupi i këshilltarëve të BDI sot reagoi me “kërcënim” qesharak si kundërpërgjigje e paralajmërimit të Damajnovskit për të vendosur një pllakë përkujtimore kushtuar dëshmorëve të kombit të UCK të luftës së vitit 2001.
Më tej në reagimin e BDI-së thuhet: “Ne, grupi këshilltarëve të BDI-së pranë këshillit të Kumanovës, njohtojmë opinion e gjerë se energikisht dënojmë paralajmërimet e kreut të Kumanovës Damajnovski për vënien e një pllake përkujtimore kushtuar “Branitellave”, të plasuar në disa portale në vend. Ne si këshilltarë komunal as nuk jemi njoftuar e as konsultuar për një gjë të këtillë dhe as që është biseduar në ndonjë forum apo organ komunal. Dëshirojmë të theksojmë dhe ta njoftojmë opinionin se nëse realizohet një projekt i këtill, atëhere ne si grup këshilltarësh të BDI-së si kundër përgjigje do të vejmë një pllakë përkujtimore kushtuar dëshmorëve të UCK të rënë në luftën e viti 2001. Pllakën planifikojmë ta vëmë në parkun e qytetit afër stadiumit të qytetit”. Thuhet në reagimin e këshilltarëve të BDI-së në Kumanovë.
Ky reagim është qesharak për faktin se i a.q. Grupi i BDI-së Kumanovë nuk shquhet se ka bërë ndonjë projekt të madh në Kumanovë, përkundrazi janë sinonim i diskriminimit të shqiptarëve në ato anë. Të njëjtit as pllakën përkujtimore në Sllupçan nuk e kanë mbaruar si duhet, tani “kërcënojnë” bashkëautorin Zoran Damjanovski.
Populli tanimë e di se këto kumtesa janë për poena politik, meqë po afrohen zgjedhjet lokale, ku BDI është favorit për të humbur.

