Arben Taravari
Ne premtojmë dhe qëndrojmë prapa fjalës së dhënë se do të punojmë maksimalisht në mënyrë transparente në interes të pacientëve dhe personelit mjekësor. Ne së bashku do të ndërtojmë një sistem transparent dhe të hapur për shëndetësi më të mirë për të gjithë.
Çdo qytetar ka të drejtën e trajtimit dinjitoz në institucionet shëndetësore publike dhe ne do të angazhohemi që të gjithë të marrin shërbim cilësor shëndetësor.
Ne jemi të vendosur të japim maksimumin për shëndetësi më të mirë dhe më cilësore dhe pacient dhe punonjës shëndetësor të kënaqur.
Ndërkohë:
Çdo gjë është e njëjtë. Këtu është ora e tij, në rrugë, pjesë asfalti, park e çdo copë betoni.
Rrobat që ka veshur në trup, i ka të gjitha të së njëjtës familje ngjyrash. Të errëta.
..Ende vazhdon të rend pa kurrfarë drejtimi.
E përcjell, si me magji më sjell në terezi e folura e tij: ” Nuk dua të më dërgoni në spital” .. Më pas me këmbët e tij rropatet cep më cep të këtij qyteti. Kjo histori vazhdon kështu për disa kohë..Njëlloj si rojtari i pyllit kujdeset që ligji i xhunglës të mos cënohet, ashtu edhe ky plak, rojtari i këtij qyteti, i ngarkuar prej tij për t’u kujdesur për pacënueshmërinë e normalitetit. Po çfarë mund të jetë anormale për këtë qytet!? Kështu që gjithçka që i mbetet të bëj është të rropatet poshtë e lart mes pemëve të betonta të këtij qyteti.
I pastrehuari mbante kujtime te hidhura nga rehabilitimi , çdo tentim për t’ju afruar i kujtonte qëllimin se do dërgohej në qendër spitalore. Pa fëmijë dhe familje, e gjen këmbadorëz duke u zvarrit trotuareve, por kjo nuk do të thotë që shteti ti mbaj duart e lidhura e të mos e vrasë mendjen.
Nga MPPS Shkup jemi të mësuar me veshët e shurdhër të kësaj qendre sociale dhe kapacitetet e saja, por i fundit që reagoi dhe premtoi ndihmë ishte Ministri i Shëndetësise, i cili shprehu gatshmërinë për të ndihmuar të pastrehuarin me çka dhe do na përcjellte foto të gjendjes së tij shëndetësore./Almakos





