EVN Maqedoni u bën thirrje bujqëve që të punojnë me kujdes me makinerinë dhe pajisjet bujqësore në afërsi të largpërçuesve të energjisë të rrjetit distributiv. Kujdes të veçantë duhet të tregojnë derisa punojnë me pajisjet e ujitjes.
Kryerja e aktiviteteve bujqësore nën përçuesit e energjisë duhet të shmanget, gjegjësisht të kufizohet vetëm në ato aktivitete që patjetër duhet të realizohen dhe në rast të tillë është e domosdoshme të ndërmerren masa të sigurisë.
Pajisjet metalike siç janë tubat e ujitjes dhe llojet e ndryshme të mjeteve të spërkatjes, në asnjë rast nuk duhet të vijnë në kontakt të drejtpërdrejtë ose të vendosen në afërsi të linjavetë përçuesve mbitokësorë. Nuk guxon të vendosen tuba metalike për ujitje paralelisht me trasën e përçuesit mbitokësor dhe gjatë ujitjes është e domosdoshme të shmanget përafrimi ose kontakti i rrjedhjes së ujit me përçuesit mbitokësorë. Veçanërisht t’i kushtohet vëmendje forcës dhe drejtimit të erës.
Në afërsi të përçuesve të energjisë, tubat e ujitjes në asnjë rast nuk duhet të vendosen vertikalisht as gjatë zbrazjes së tyre e as gjatë transportit. Transporti i pajisjeve të tjera të ujitjes duhet të kryhet vetëm në pozitën horizontale.
Në lidhje me të gjitha pyetjet e hapura për realizim të sigurtë të aktiviteteve në afërsi të përçuesve të energjisë, ekspertët e EVN Maqedoni vazhdimisht do të jenë në dispozicion./Almakos
Data 27.08.2026
Aktuale
- Logos-A sjell librin e ri të Fahrettin Altun: “Teoria e modernizimit: Një hyrje kritike”
- Sulm me makinë ndaj turmës së njerëzve në Francë, 2 të vdekur
- FOTOLAJM/ Pankartat ironike që vijnë nga protesta e 89-të për arrestimin e Agasit: Tërhiq këmbën zvarrë, Balluku prangat i ka gati!
- E harruan Hatixhen? Nusja e re në familjen e Jasharit iu mori zemrat
- “Në pranga, jo vetëm Ergys Agasi”/ Protesta e 89-të, qytetarët kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Ballukut!
- Aksident tragjik në Fushë-Krujë/ Makina përplaset me murin e një banese dhe përfundon në kanal, humb jetën 62-vjeçari
- Vijon ndërtimi i Sallës Universale në Shkup, do të lëshohet në përdorim në vitin 2028


