ARSIM SINANI
Këto ditë po dëgjojmë për ndarjen e kulacit qeveritar të posteve të drejtorëve etj. Ajo cka më bëri përshtypje askund nuk u përmend pozicioni i drejtorit të Muzeut të Nënës Terezë. Po e parashtroj si pyetje publike për drejtuesit e koalicionit qeveritar, qëllimisht nuk e përmendet apo vazhdon avazi I vjetër që atë institucion mos ta menaxhojnë shqiptarët. Lipset që Muzeun e Nënës Terezë ta menaxhojnë shqiptarët pasiqë është një institucioon me rëndësi kapitale për shqiptarët. Në të kaluarën kishte arsyetime dhe xhagitje nga VMRO-ja dhe BDI-ja. Tash më nuk ka arsyetime Shtëpia Muze e Nënës Terezë dhe Bojaxhive meriton përkujdesje institucionale, por edhe një drejtues shqiptar dinjitoz.

