Kryeministri Zoran Zaev i shoqëruar nga ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, realizuan takim me Vllado Stojanov, kryetar i Shoqatës “Branitellat-heronjtë e Maqedonisë të viti 2001”. “ Në takim është biseduar për ndihmën e deritanishme shtetërore për familjet e ‘branitellave’ të rënë dhe për opsionet për vazhdim të përkrahjes, njoftoi kabineti i kryeministrit. Kryeministri Zaev potencoi përcaktimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë që të punojë si shërbim i qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe në atë frymë vendoset edhe në disponim të familjeve të ‘branitellave’ të rënë në gjetjen e zgjidhjeve për problemet e evidentuara në pajtim me…
Author: Rilinda
Zëhënësi i BDI-së, njëherit zv/kryeministër, Bujar Osmani si duket është ngutur kur ka reaguar kundër diskriminimit që u bë kulturës shqiptare në stadiumin “Filipi II” në Shkup. Pak pas Osmanit, është prononcuar edhe zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski, duke bë të qartë se partia e Bujar Osmanit, respektivisht qeveria e kaluar VMRO-BDI kanë bë skenarin artistik të kësaj ndeshje. “Qeveria e Republikës së Maqedonisë nuk ka qenë pjesë e konceptit artistik të Superkupës së UEFA-s. Ideja artistike është bërë nga qeveria e kaluar dhe nga Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) si organizator. Qeveria e re e ka mbështetur teknikisht…
Madhësia mesatare e apartamenteve të ndërtuara vjet në vend përfshin 61.5 metër katror ndërsa Komuna e Aerodromit të Shkupit me 1.001 ndërtesa të përfunduara ka qenë faqja më e madhe e ndërtimit në të cilën kanë punuar kompanitë që merren me investime në sektorin banesor, shkruan Faktor.mk. Të dhënat statistikore për ndërtimin e apartamenteve tregojnë se qytetarët e Maqedonisë gjatë vendosjes për blerje të apartamenteve më shumë interesim shprehin për apartamentet dy dhomëshe dhe tre dhomëshe. Këto dëshira të blerësve i ndjekin edhe kompanitë ndërtimore ku edhe më shpesh ndërtojnë ndërtesa pikërisht me apartamente të tilla. Sipas të dhënave të…
Katari sot ka marrë vendim për heqjen e vizave për shtetas të 80 shteteve me qëllim të stimulimit të komunikacionit ajror dhe turizmin në vend, që për momentin është në ngecje për shkak të akuzave të ndryshme nga vendet fqinje, si ajo për përkrahje dhe financim të terrorizmit. Regjimi i ri për hyrje në Katar që veçmë ka hyrë në fuqi, është i vlefshëm për vendet e zonës Shengen të BE-së, vende tjera perëndimore, shtete të Amerikës Jugore, Azisë dhe Libanit. Shtetasit e 33 shteteve të para do të ju mundësohet qëndrim prej 180 ditësh, ndërsa shtetasit e 47 vendeve…
PROJEKT: “Makina për nxjerrjen e dokumenteve” Nëpër lokacionet qendrore nëpër disa qytete do të vendosen makina prej ku qytetarët mbi baza të identifikimit elektronik ( p.sh. me dokument biometrik) do të mund që të shërbehen edhe me dokumente të tipit si certifikata nga libri amë, fletë pronësi, dokumente nga Regjistri Qendrorë, Drejtoria Doganore, Drejtoria e të Hyrave Publike, Kadastra dhe të tjera. Makinat do të jenë të lidhura me internet deri të ato institucione të cilët i kryejnë këto shërbime elektronike. Qytetarët do të mund që përmes kartës të bëjnë pagesën e shërbimit si dhe pagesën e shërbimeve shtesë si…
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në korsi të thata. Në rrugën rajonale P106, drejtimin rrugor Gradsko-Prilep prej kilometrit 28 deri 45, deri ditën e shtunë do të ketë aktivitete ndërtimore. Nga LAMM rekomandojnë që pjesëmarrësit në komunikacion të respektojnë sinjalizimin e vendosur dhe me kujdes të drejtojnë makinat e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni. Intenziteti i komunikacionit jashtë mjediseve të qytetit është rritur. Ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata.
Personat që u kapën nga policia duke shitur bileta për ndeshjen e Superkupës në mënyrë joligjore do të paguajnë dënim nga 500 euro.Ata janë dakorduar me Prokurorinë Publike që të paguajnë dënim prej 500 euro.“Njëri nga të dyshuarit është shtetas i Republikës së Serbisë, dy janë shtetas të Britanisë së Madhe, ndërkaq dy persona kanë shtetësi të dyfishtë të Maqedonisë dhe SHBA-së. Me të gjithë këta, prokurorët kompetent janë marrë vesh që të paguajnë dënim me para prej 500 eurove, ndërkaq për personat që nuk janë shtetas të Maqedonisë është e paraparë edhe largim prej Maqedonisë në kohëzgjatje prej një…
Deputetët pa pagesë mund të udhëtojnë me tren dhe autobus, por një gjë e tillë nuk ju bie ndërmend. Duket se atyre më shumë ju konvenon të shkojnë në punë me automobil privat dhe të paguajnë me mijëra euro. Shumat e larta të cilat të zgjedhurit e popullit i paguajnë për harxhimet rrugore përsëri e shqetësojnë opinionin, shkruan REL. Televizioni 24 publikoi se në tre muajt e parë, deputetët që nuk jetojnë në Shkup kanë paguar 74 mijë euro për harxhime rrugore. Nëntë deputet edhe nga VMRO-DPMNE-ja edhe nga LSDM-ja për këto tre muaj kanë marrë nga 2.500 -3.000 euro…
Vizitat e kohëmëparshme të prëfaqësueses së alrtë dhe zëvendëskryetares së Komsiionti evropian dhe të eurokomisarit për zgjerim dhe politikë të mirë fqinjsëore e tregojnë përkushtimin e plotë dhe të vazhdueshëm të BE-së për Maqedoninë dhe rajonin në tërësi. Këtë, siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina, e shkroi përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së, Federika Mogerini në përgjigjen drejtuar europarlamentarit dhe zëvendëskryetarit të Parlamentit evropian, Dimtiris papadimulis, i cili parashtroi pyetje me shkrim lidhur me gjendjen në Maqedoni. Papadimulis letrën e dërgoi më 4 maj dhe në të theksoi se “Maqedonia është e minuar bga…
Menjëherë pas përfundimit të Super kupës së UEFA-s, mbrëmë ekipet e NP “Higjienës komunale” – Shkup zbatuan aksion të veçantë për pastrimin e rajonit qendror të qytetit – sheshet Maqedonia, Filipi i Dytë, Bogorodicë, Nënë Tereza dhe VMRO, si dhe rreth stadiumit të qytetit. Siç kumtoi NP “Higjiena komunale”, në aksion janë angazhuar 60 punëtorë. Ekipet e “Higjienës komunale” bënë edhe pastrimin e rrugës “Samoilova” si dhe të platosë para kishës Shën Spasi nën Kalanë e Shkupit, ku zhvillohet manifestimi “Pivolend”. Në pastrimin pas ndeshjes, siç njofton Qyteti i Shkupit, u kyçën edhe ndërmarrjet e tjera publike komunale me aktivitete…
Partitë shqiptare nuk arritën të marrin as Regjistrin Qendror në kuadër të ndarjes së ‘kulaçit’ qeveritar. Me fillimin e bisedimeve ishte paralajmëruar që BDI-së ti takonte Drejtoria e të Hyrave Publike, por më pas kjo nuk u arrit gjatë bisedimeve për ndarjen e posteve zyrtare. Edhe Drejtoria e Regjistrit Qendror si e rëndësishme për bizneset i kaloi LSDM. Në këtë detyrë është emëruar Marija Boshkovska Jankovski. Ajo vjen në këtë pozicion në vend të Andrea Popovskit i cili deri dje ka ushtruar detyrën drejtor tek Regjistri Qendror.
VMRO-DPMNE vazhdon të shpërndajë lajme të rrejshme për Hartimin e Strategjisë për refugjatët me çka shkakon panik të panevojshëm dhe shqetësim tek qytetarët. Qytetarët duhet t’a marrin me qetësi dhe mos bien pre e manipulimeve dhe propagandës së VMRO-DPMNE-së të ngelur pa ide. Në Republikën e Maqedonisë nuk do të ndërtohen banesa e as kape për refugjatët, nuk do t’u jepet shtëtësi refugjatëve, e as nuk do të ndërmerren masa shtësë për këtë çështje. Republika e Maqedonisë do të vazhdojë të jetë vend tranzit për refugjatët dhe do t’u ndihmojë atyre në rrugën për të arritur destinacionin e fundit në…

