Kryeministri Zoran Zaev i shoqëruar nga ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, realizuan takim me Vllado Stojanov, kryetar i Shoqatës “Branitellat-heronjtë e Maqedonisë të viti 2001”.
“ Në takim është biseduar për ndihmën e deritanishme shtetërore për familjet e ‘branitellave’ të rënë dhe për opsionet për vazhdim të përkrahjes, njoftoi kabineti i kryeministrit.
Kryeministri Zaev potencoi përcaktimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë që të punojë si shërbim i qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe në atë frymë vendoset edhe në disponim të familjeve të ‘branitellave’ të rënë në gjetjen e zgjidhjeve për problemet e evidentuara në pajtim me rregullat dhe dispozitat ligjore.
Në takim është nënvizuar se disa familje nga radhët e policisë në vitin 2001 ende nuk janë dëmshpërblyer për dëmin jomaterial, familje tjera kanë nevojë për shërbime shëndetësore të parapara me ligj, ose nga ndihma për shërbime nga ekspertë dhe defektologë për punë me fëmijë me nevoja të veçanta”, thuhet në kumtesën e qeverisë.
Këto premtime Zaev nuk i ka dhënë vetëm në cilësinë e kryeministrit, por në emër të Qeverisë, ku participojnë edhe BDI, LR PDSH dhe RDK.
“Në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, kryeministri Zaev dhe ministri Spasovski porositën se kërkesat dhe propozimet nga shoqata ‘Branitellat-heronjtë e Maqedonisë të vitit 2001’ do të shqyrtohen seriozisht dhe do të gjenden zgjidhje në pajtim me dispozitat ligjore”, njoftoi kabineti i kryeministrit Zaev.

