Author: Rilinda

Ministria për punë dhe politikës sociale (MPPS) ka shpallur konkurs për 24 punësime nëpër qendrat komunale. Bëhet fjalë për konkurs diskriminues, sepse vetëm 3 punësime janë paraparë në qytetet me shumicë shqiptare (Tetovë, Gostivar, Dibër), tetë punësime në qytetet ku shqiptarët janë mbi 20 për qind (Shkup, Kumanovë), kurse punësimet tjera do të bëhen në komunat me shumicë maqedonase. Sa për ilustrim, në Tetovë është shpallur konkurs për një punësim, kurse në Kriva Pallankë për dy punësime. Në vazhdim ju sjellim konkursin e plotë të MPPS-së: Për përforcimin e kapaciteteve të Qendrave për punë sociale në Republikën e Maqedonisë, Ministria…

Lexo më Shumë

“Është një skenë tepër emocionuese. Dy shqiptarë takohen në Strugë. Njëri mban uniformën dhe stemën e Republikës së Shqipërisë, tjetri përfaqëson Republikën e Maqedonisë”. Është ky një tekst i shkruar me rastin e arritjes së patrullave policore shqiptare në Strugë dhe Ohër. Edhe pse ashtu siç është thurur, teksti me të vërtetë ngjall emocione, megjithatë është tekst manipulues, sepse skena nuk është aspak emocionuese, por poshtëruese. Pasi në Maqedoninë ku jetojnë së paku 35 për qind shqiptarë, policia shqiptare vjen me 5 vite vonesë pas policisë serbe, e cila bëri krime e masakra në tërë Ballkanin, ani pse serbët përbëjnë…

Lexo më Shumë

Banorët e Strugës të mërkurën në orën 14 do të protestojnë para ndërtesës “Proakva”, pasi qyteti është pa ujë për pije, Në njoftimin e protestave nën moton “Shekulli 21, nuk ka ujë as për ilaç”, thuhet se problemi më i madh me të cilin ballafaqohen çdo verë është mungesa e ujit në disa pjesë të qytetit, edhe pse Struga është e vendosur mes dy ujërave – Liqenit të Ohrit dhe lumit Drini i Zi. Qytetarët janë të revoltuar nga ky problem, i cili ju përsëritet çdo verë. Ata thonë se kanë lodhur nga mbushja e shisheve, për të mbajtur higjienën…

Lexo më Shumë

Vetëm 2.3% e energjisë së përgjithshme elektrike që prodhohet në Maqedoni vjen nga energjia e erës. Ajo është rryma që fitohet nga turbinat në parkun e erës në Bogdanc dhe sipas kësaj përqindje mbetemi pas mesatares së Bashkimit Evropian (BE), por inkurajuese është se në këtë plan jemi para disa vendeve anëtare të BE-së, shkruan Faktor.mk. Në BE, rreth 315.000 gigavat në orë nga numri i përgjithshëm i 3.1 milion energjie në gigavat orë e prodhuar vijnë nga fermat e erës. Me fjalë të tjera, fuqia e erës kontribuon për 10% nga e gjithë rryma që është prodhuar në BE…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë e ka emëruar Aleksandar Naumoskin për drejtor të Burgut Hetues në Shutkë. Ai vjen në vend të drejtorit Aleksandar Gjeorgievski, i cili më shumë se tre vite ka qenë në krye të burgut në Shutkë. Sipas biografisë që ia ka publikuar javorja “Fokus”, Naumoski me profesion është jurist, gjegjësisht ka mbaruar masterin në të drejtën kushtetuese – të drejtat e njeriut dhe ish bashkëpunëtor i Byrosë për Përfaqësim të RM-së përpara Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Ai në vitin 2013 në zgjedhjet e fundit lokale ishte kandidat për kryetar të Komunës së Gjor[e…

Lexo më Shumë

Edhe st moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë. Temperatra e mëngjesit do të sillet prej 14 deri në 24 gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës prej 35 deri në 42 gradë Celsius. Mot i ngjashëm do të mbizotërojë edhe në Shkup. Deri të enjten në vend do të mbizotërojnë temperaturat e larta me diell dhe mot i thatë. Në pjesën më të madhe të vendit temperatura maksimale do të arrijë në 35 gradë Celsius, ndërsa në më nxehtë pritet të jetë gjatë ditëve të fundjavës.

Lexo më Shumë

Me rastin e shpalljes së zgjedhjeve të lira, CIVIL – Qendra për Liri, edhe njëherë rikujton institucionet dhe pjesëmarrësit në garën zgjedhore për detyrimet dhe përgjegjësitë që kanë dhe se duhet t’i respektojnë standardet demokratike për mbajtje të zgjedhjeve të lira. Në mbikëqyrjet e deritanishme dhe analizat e proceseve politike në kontekst të zgjedhjeve, CIVIL konstaton një sërë probleme dhe mungesa serioze. Nëse nuk eliminohen këto mungesa, ata fuqishëm do të ndikojnë në diën e zgjedhjeve dhe do të vihet në rrezik e drejta e votës së lirë e qytetarëve të vendit. Nga CIVIL thonë se disa herë kanë paralajmëruar…

Lexo më Shumë

Me rastin e lojës së Super Kupës së UEFA-së, që do të luhet më 8 gusht në stadiumin ‘Telekom Arena’ në Shkup, prej nesër do të vendoset rend i ri për lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve pranë stadiumit. Nga Ministria e punëve të brendshme njoftuan se prej nesër, nga ora 8:00, e deri në përfundimin e lojës, gjegjësisht më 9 gusht nga pika e udhëkryqit ndërmjet rrugëve ‘Aminta i Tretë’ (ish’Leninova’) dhe ‘Jordan Haxhi Konstantinov-Xhinot’ do të mund të kalojnë vetëm persona dhe automjete që kanë akreditim përkatës nga organizuesi i lojës – UEFA, përcjell Telegrafi Maqedoni. Poashtu, gjatë ditë…

Lexo më Shumë

Nga Abdulla Mehmeti Në Maqedoni, regjistrimi i popullsisë asnjëherë nuk është bërë në mënyrë të drejtë, të saktë dhe sipas metodave që garantojnë rezultate të besueshme. Operacioni i fundit në vitin 2011, për regjistrimin e popullsisë, banesave dhe pronave, është ndërprerë në gjysmë për motive politike, pas fillimit të tij dhe sigurimit të disa rezultateve nga terreni. Për shkak të këtyre manipulimeve, asnjëherë nuk është ditur saktë numri i përgjithshëm i banorëve të këtij shteti, numri i tyre sipas përkatësisë etnike dhe sidomos numri i banorëve shqiptarë. Që nga zgjedhjet e para shumëpartiake e deri më sot, në të gjitha…

Lexo më Shumë

LSDM-ja përmes një kumtese ka reaguar ndaj VMRO-DPMNE-së, e cila e ka akuzuar për jopërgjeshmëri në përballjen me zjarret që e kanë kapluar vendin nga tempreaturat e larta që po mbretërojnë këtyre ditëve. LSDM-ja përmes kësaj kumtese kërkon nga VMRo-DPMNE-ja që të mos përhap panik në masë dhe informojnë se rasti i përmendur i viktimës në Luboten nuk ka lidhje me zjarret, ndërsa institucionet pandërprerë punojnë në terren për lokalizimin dhe shuarjen e plotë të zjarreve. “Në mungesë të ideve dhe pa kapacitet për të tejkaluar matricën e kriminalitetit të lartë, VMRO-DPMNE në mënyrë dëshpëruese tenton të përhap panik tek…

Lexo më Shumë

Në Qendrën për Menaxhim me Kriza sot u mbajt seancë e Shtabit kryesor për menaxhim me kriza pasi Qeveria dje për shkak të zjarreve mori vendim për shpallje të gjendjes së krizës në rajonin e komunave Makedonski Brod dhe Çashkë. Siç informon Qendra për Menaxhim me Kriza, me seancën ka kryesuar drejtori i saj Agron Buxhaku, ndërsa kanë marrë pjesë përfaqësues të ARM-së, të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të Shëndetësisë dhe Transportit dhe Lidhjeve, nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Inspektorati shtetëror për pylltari dhe gjueti, NP Pyjet e Maqedonisë, NP për kullosa dhe BNJVL. “U miratuan Propozim plan…

Lexo më Shumë

Territori i gjithë shtetit edhe nesër do të përfshihet me temperatura të larta nga faza portokalli sipas paralajmërimit të meteoarlarmit nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike, njofton Ministria e Shëndetësisë, e cila rekomandon që nga obligimet e punës të lirohen gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç, ndërsa të gjithë personat e tjerë për çfarëdo lloj problemi shëndetësor menjëherë të paraqiten tek mjeku i tyre amë. Punëdhënëse u rekomandohet ta riorganizojnë orarin e punës në drejtim të evitimit të të aktiviteteve në të hapur në periudhën nga ora 11 deri në orën 17, si dhe sigurim të pushimit nën hije dhe…

Lexo më Shumë