Ministria për punë dhe politikës sociale (MPPS) ka shpallur konkurs për 24 punësime nëpër qendrat komunale. Bëhet fjalë për konkurs diskriminues, sepse vetëm 3 punësime janë paraparë në qytetet me shumicë shqiptare (Tetovë, Gostivar, Dibër), tetë punësime në qytetet ku shqiptarët janë mbi 20 për qind (Shkup, Kumanovë), kurse punësimet tjera do të bëhen në komunat me shumicë maqedonase. Sa për ilustrim, në Tetovë është shpallur konkurs për një punësim, kurse në Kriva Pallankë për dy punësime.
Në vazhdim ju sjellim konkursin e plotë të MPPS-së:
Për përforcimin e kapaciteteve të Qendrave për punë sociale në Republikën e Maqedonisë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se janë shpallur konkurse për punësimin e punonjësve socialë dhe kuadrit tjetër profesional në QPS-të më poshtë:
1. Qendra për punë sociale në Shkup ka publikuar shpallje publike për punësimin e 6 punonjësve socialë;
2. Qendra për punë sociale në Kratovë ka publikuar shpallje publike për punësimin e 1 punonjësi social;
3. Qendra për punë sociale në Kavadarci ka publikuar shpallje publike për punësimin e 1 punonjësi social; 4. Qendra për punë sociale në Kumanovë ka publikuar shpallje publike për punësimin e 2 punonjësve socialë; 5. Qendra për punë sociale në Radovish ka publikuar shpallje publike për punësimin e 1 punonjësi social dhe 1 pedagogu;
6. Qendra për punë sociale në Shtip ka publikuar shpallje publike për punësimin e 1 punonjësi social dhe 1 psikologu;
7. Qendra për punë sociale në Tetovë ka publikuar shpallje publike për punësimin e 1 pedagogu;
8. Qendra për punë sociale në Gostivar ka publikuar shpallje publike për punësimin e 1 punonjësi social; 9. Qendra për punë sociale në Manastir ka publikuar shpallje publike për punësimin e 2 punonjësve socialë; 10. Qendra për punë sociale në Strumicë ka publikuar shpallje publike për punësimin e 1 punonjësi social dhe 1 psikologu;
11. Qendra për punë sociale në Sveti Nikole ka publikuar shpallje publike për punësimin e 1 punonjësi social;
12. Qendra për punë sociale në Dibër ka publikuar shpallje publike për punësimin e 1 punonjësi social;
13. Qendra për punë sociale në Negotino ka publikuar shpallje publike për punësimin e 2 punonjësve socialë;
14. Qendra për punë sociale në Kriva Pallanka ka publikuar shpallje publike për punësimin e 2 punonjësve socialë;
15. Qendra për punë sociale në Dellçevë ka publikuar shpallje publike për punësimin e 1 punonjësi social.

