Pas reshjeve që sot në mëngjes e përfshinë territori e vendit, pjesa më e madhe e zjarreve që ishin aktive janë shuar, informojnë nga Qendra për Menaxhim me Krizat të RM-së në raportin për gjendjen deri në orën 11.
Zjarri në afërsi të manastirit Treskavec dhe vendbanimeve Mazhuçishte, Maramorani dhe Gorno Selo, është nën kontroll.Digjet bar i thatë. Në terren ka ekipe të Njësisë Territoriale Zjarrfikëse (NJTZ) të Prilepit. Nga QMK thonë se zjarri është larg nga manastiri Treskavec dhe ai nuk është në rrezik.
Zjarri në afërsi të fshatrave Krushevicë dhe Bonçe është nën kontroll. Ekipet prej sot në mëngjes janë në terren për verifikimin dhe lokalizimin e plotë të zjarrit.
Zjarri në fshatin Nikodin është vënë nën kontroll. Në drejtim të fshatit Farish janë angazhuar të punësuar nga ndërmarrja pyjore “Cërn Bor”- Prilep.
Zjarri pyjor në atarin e fshatit Norovë është nën kontroll. Digjet bar i thatë dhe pyje të ulëta të lisit. Ekipet janë në terren, ndërsa në varësi të vlerësimeve, ekziston mundësi për angazhimin e mbështetjes nga ajri me aeroplanët e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.
Zjarri, tek vendi i quajtur Fërlogoec në Malin e Bistrës është nën kontroll. Digjet bar i thatë, dëllinjë dhe pyje të ulëta, citohet në njoftimin e Qendrës për menaxhim me krizat e Republikës së Maqedonisë.
Data 27.08.2026
Aktuale
- Aksident tragjik në Fushë-Krujë/ Makina përplaset me murin e një banese dhe përfundon në kanal, humb jetën 62-vjeçari
- Vijon ndërtimi i Sallës Universale në Shkup, do të lëshohet në përdorim në vitin 2028
- Nga pastrimi i parave, te tenderat e AKSHI-t, jepet nesër masa e sigurisë për Ergys Agasin
- Tragjike në Farkë/ Përplasi aksidentalisht vajzën e mitur, ndërron jetë 1-vjeçarja. Arrestohet i riu
- BACK TO SCHOOL me UNIBank! Përfito CASHBACK me çdo blerje!
- Alarmi për bombë në disa institucione, mes tyre SPAK-u, emailet kërcënuese u nisën nga Argjentina dhe Brazili
- OKB: 7,6 milionë njerëz në Zimbabve rrezikojnë të përballen me uri akute


